Dekret

Nr.3131, datë 18.7.1069

 

Mbi aderimin e Republikës Popullore të Shqipërisë në Konventën “Mbi mbrojtjen e vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur” si dhe në protokollin dhe rregulloren mbi zbatimin e Konventës”, adoptuar nga Konferenca e UNESKO-s në Hagë më 14 maj 1954

 

Presidiumi i Kuvendit Popullor

 

Mbasi pa dhe shqyrtojë Konventën “Mbi mbrojtjen e vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur” si dhe protokollin dhe rregulloren përkatëse,

 

Vendosi:

 

Aderimin e Republikës Popullore të Shqipërisë në Konventën “Mbi mbrojtjen e vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur” si dhe në protokollin dhe rregulloren mbi zbatimin e kësaj konvente, adoptuar nga Konferenca e UNESKO-s në Hagë më 14 maj 1954.

 

Për Presidiumin e Kuvendit Popullor

të Republikës Popullore të Shqipërisë

 

Sekretari                                                                Kryetari

Sami Baholli                                                                Haxhi Lleshi

 

Konventa

Mbi Mbrojtjen e vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur

 

Palët e larta Kontraktuese,

Duke marrë parasysh se vlerat kulturale kanë pësuar dëme të rënda gjatë konflikteve të armatosur të fundit dhe se për shkak të zhvillimit të teknikës së luftës ato janë, gjithnjë më shumë, nënë rrezikun e shkatërrimit;

Të bindura se çdo cënim që mund t’u bëhet vlerave kulturale të çdo populli qoftë, përbën një cënim kundra trashëgimit kultural të të gjithë njerëzimit, duke marrë parasysh se çdo popull jep kontributin e tij në kulturën botërore;

Duke marrë parasysh se ruajtja e trashëgimit kultural ka një rëndësi të madhe për të gjithë popujt e botës dhe se duhet t’i sigurohet këtij trashëgimi një mbrojtje ndërkombëtare;

Të udhëhequra nga parimet e mbrojtjes së vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur të përcaktuara në Konventat e Hagës të vjetëve 1899 dhe 1907 dhe në Paktin e Washingtonit 15 prillit 1935;

Duke marrë aprasysh se për tu bërë e efektshme, mbrojtja e këtyre vlerave duhet të organizohet qysh në kohë paqeje me anë masash kombëtare  dhe ndërkombëtare;

Të vendosura për të marrë të gjitha masat e mundshme për mbrojtjen e vlerave kulturale;

Ranë dakord përsa vijon:

 

Kapitulli I

Dispozita të përgjithshme mbo mbrojtjen

 

Neni 1

Përcaktimi i vlerave kulturale

 

Në përputhje me këtë konventë konsiderohen vlera kulturale ciladoqoftë prejardhja ose pronari i tyre:

a) Pasuritë e luajtshme ose të paluajtshme, që paraqesin një rëndësi të madhe për trashëgimin kultural të popujve, siç janë monumentet e arkitekturës, të artit ose historike, fetare ose laike, qendrat arkeologjike, grupet e konstruksioneve që si të tilla paraqesim një interes historik ose artistik, veprat e artit, dorëshkrimet, librat dhe objekte të tjera me interes artistik, historik ose arkeologjik si dhe koleksionet shkencore dhe koleksionet e rëndësishme të librave, të arkivave ose të riprodhimit të pasurive të përcaktuara si më sipër;

b) Godinat, qëllimi kryesor dhe efektiv i të cilave është të ruajnë ose të ekspozojnë vlerat kulturale të luajtshme të përcaktuara në pikën “a” siç janë muzeumet, bibliotekat e mëdha, depot e arkivave si edhe strehimet e caktuara për të ruajtur, në rast konflikti të armatosur, vlerat kulturale, të cilat janë përcaktuar në pikat “a” dhe “b” të quajtura “qendra monumentale”.

 

Neni 2

Mbrojtja e vlerave kulturale

 

Në përputhje me këtë konventë, mbrojtja e vlerave kulturale përfshin ruajtjen dhe respektimin e këtyre vlerave.

 

Neni 3

Ruajtja e vlerave kulturale

 

Palët e Larta Kontraktuese zotohen të përgatisin qysh në kohë paqeje, ruajtjen e vlerave kulturale që ndodhen në territorin e tyre nga efektet e parashikuara të një konflikti të armatosur, duke marrë masat që ato i konsiderojnë të përshtatshme.

 

Neni 4

Respektimi i vlerave kulturale

 

1.Palët e Larta Kontraktuese zotohen të respektojnë vlerat kulturale që ndodhen si në territorin e tyre ashtu edhe në atë të palëve të tjera të larta Kontraktuese, duke ndaluar përdorimin e këtyre vlerave, të mjeteve të mbrojtjes së tyre dhe të vendeve në afërsit e tyre për qëllime të atilla që mund ti venë këto vlera në rrezik shkatërrimi ose dëmtimi në rastin e një konflikti të armatosur, dhe duke hequr dorë nga çdo akt armiqësor kundrejt tyre.

2.Detyrimet e përcaktuara n paragrafin e parë të këtij neni mund të shkelen vetëm në ato raste kur një nevojë ushtarake e kërkon me insistim një shkelje të tillë.

3.Palët e Larta Kontraktuese zotohen përveç kësaj të ndalojnë, të parandalojnë dhe, në rast nevoje, ti japin fund çdo vjedhjeje, grabitjeje, ose përvetimi të vlerave kulturale të kryera në çfarëdo forme qoftë, si edhe çdo vandalizmi kundrejt këtyre vlerave. Ato ndalojnë rekuizimin e vlerave kulturave të luajtshme që ndodhen në territorin e një Pale tjetër të Lartë Kontraktuese.

4.Ato ndalojnë çdo masë raprezalje kundrejt vlerave kulturale.

5.Një Palë e Lartë Kontraktuese nuk mund të çlirohet nga detyrimet e përcaktuara në këtë nen, kundrejt një Pale tjetër në Lartë Kontraktuese, duke u mbëshettur në arsyen se kjo e fundit nuk ka zbatuar masat e ruajtjes së parashikuara në nenin 3.

 

Neni 5

Pushtimi

 

1.Palët e Larta Kontraktuese që kanë pushtuar tërësisht ose pjesërisht territorin e një Pale tjetër të lartë Kontraktuese detyrohen, brenda mundësive, të përkrahin përpjekjet e autoriteteve kombëtare kompetente të territorit të pushtuar me qëllim që të sigurohet mbrojtja dhe ruajtja e vlerave të saj kulturale.

2.Në qoftë se bëhet e nevojshme një ndërhyrje e ngutshme për ruajtjen e vlerave kulturale që ndodhen në territorin e pushtuar dhe që janë dëmtuar nga shkaku i veprimeve ushtarake dhe në qoftë se autoritetet kombëtare kompetente nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, fuqia pushtuese brenda mundësive, merr masat më të nevojshme ruajtjeje në bashkëpunim të ngushtë me këto autoritete.

3.Çdo palë e Lartë Kontraktuese, qeveria e së cilës quhet nga pjesëtarët e një lëvizjeje të rezistencës, si qeveri e tyre legjistime, do t’u tërheqë vëmendjen, brenda mundësive, këtyre pjesëtarëve mbi detyrimin për të respektuar ato dispozita të Konventës, të cilat kanë të bëjnë me respektimin e vlerave kulturale.

 

Neni 6

Shenjëzimi i vlerave kulturale

 

Në pajtim me dispozitat e nenit 16, vlerat kulturale mund të pajisen me një shenjë dalluese të tillë që lehtëson identifikimin e tyre.

 

Neni 7

Masa me karakter ushtarak

 

1.Palët e Larta Kontraktuese zotohen që qysh në kohë paqeje të vënë në rregulloret ose në udhëzimet e caktuara për trupat e tyre dispozita të posaçme për sigurimin e zbatimit të kësaj Konvente, dhe të edukojnë qysh në kohë paqeje në efektivin e forcave të tyre të armatosura fyrymën e respektit ndaj kulturave dhe vlerave kulturale të të gjithë popujve.

2.Ato zotohen të përgatisin ose të krijojnë qysh në kohë paqeje në gjirin e forcave të tyre të armatosura, shërbime ose një personel të specializuara të ciltë do të ngarkohen me misionin e mbikqyrjes së respektimit të vlerave kulturale dhe të bashkëpunimit me autoritetet civile të ngarkuara me mbrojtjen e këtyre vlerave.

 

Kapitulli II

Mbi mbrojtjen speciale

 

Neni 8

Dhënia e mbrojtjes së veçantë

 

1.Mund të vihen në mbrojtje të veçantë një numër i kufizuar strehimesh të destinuara për ruajtjen e vlerave të luajtshme kulturale në rast konflikti të armatosur, qendrave monumentale dhe vlerash të tjera  kulturale të paluajtshme të një rëndësie shumë të madhe, me konditë:

a)që të ndodhen në një largësi të mjaftueshme nga një qendër e madhe industriale ose nga çdo objektiv ushtarak me rëndësi që përbën një pikë të ndjeshme, siç janë psh një aeroport, një stacion radiodifuzioni, një stabiliment që punon për mbrojtjen kombëtare, një port ose një stacion hekurudhor me një farë rëndësie ose një rrugë e rëndësishme komunikacioni;

b)që të mos përdoren për qëllime ushtarake.

2.Një strehim për vlera kulturale të luajtshme mund të bihet gjithashtu nën mbrojtje të veçantë cilado qoftë vendosja e tij, në qoftë se është ndërtuar në një mënyrë të tillë që ka shumë mundësi të mos dëmtohet nga bombardimrt.

3.Një qendër monumentale konsiderohet se përdoret për qëllime ushtarake kur shërben për lëvizjen e personelit ose të materialit ushtarak, qoftë edhe tranzit. Quhet e tillë edhe kur aty zhvillohen  veprimtari që kanë lidhje të drejtë për drejtë me operacionet ushtarake, me vendosjen e efektivit ushtarak ose me prodhimin e materialit të luftës.

4.Mbikqyrja e një vlere kulturale nga ato që përmenden në paragrafin e parë, nga roje të armatosura të caktuara posaçërisht për këtë qëllim ose ndodhja pranë kësaj vlere kulturale e forcave të policisë që ngarkohen zakonisht me ruajtjen e rendit publik, nuk quhet si përdorim për qëllime ushtarake.

5.Në qoftë se një nga vlerat kulturale që përmenden në paragrafin eparë të këtij neni, ndodhet pranë një objekti ushtarak të rëndësishë në kuptimin e këtij paragrafi, ajo mund të vihet me gjithë këtë nën mbrojtje të veçantë në qoftë se pala e lartë Kontraktuese që bën kërkesën në këtë drejtim, zotohet se në rast konflikti të armatosur, kur është fjala për një port, stacion hekurudhor ose aerodrom do të kthejë drejtimin e çdo lëvizjeje. Në këtë rast kthimi i drejtimit të lëvizjes dueht të organizoet qysh në kohë paqeje.

6.mbrojtja e veçantë u jepet vlerave kulturale duke i regjistruar ato në “Regjistrin ndërkombëtar të vlerave kulturale të vëna nën mbrojtje të veçantë“. Ky regjistrim mund të bëhet vetëm në përputhje me dispozitat e kësaj konvente dhe duke respektuar kushtet e parashikuara nga Rregullorja e zbatimit.

 

Neni 9

Imuniteti i vlerave kulturale t vëna nën mbrojtje të veçantë

 

Palët e larta Kontraktuese zotohen që të sigurojnë imunitetin e vlerave kulturale të vëna nën mbrojtje të veçantë, duke ndaluar që nga çasti i regjistrimit në regjistrin ndërkombëtar, çdo akt armiqësor kundrejt tyre dhe çdo përdorim të këtyre vlerave ose të afërsive të tyre për qëllime ushtarake, përveç rasteve të parashikuara në paragrafin 5 të nenit 8.

 

Neni 10

Shenjëzimi dhe kontrolli

 

Gjatë një konflikti të armatosur, vlerat kulturale të vëna në mbrojtje të veçantë duhet të pajisen me shenjën dalluse, siç është përcaktuar në nenin 16 dhe të qëndrojnë të hapura për një kontroll me karakter ndërkombëtar, ashtu siç është parashikuar në Rregulloren e zbatimit.

 

Neni 11

Heqja e imunitetit

 

1.Në qoftë se njera nga Palët e larta Kontraktuese shkel zotimet e marra në bazë të nenit 9 kundrejt një vlere kulturale të vënë nën mbrojtje të veçantë, Pala kundërshtare, çlirohet nga detyrimi i sigurimit të imunitetit të vlerës në fjalë, për sa kohë që do të vazhdojë kjo shkelje. Me gjithë këtë në çdo rast që do të ketë mundësi ajo do të kërkojë, në mënyrë paraprake që t’i jepet fund kësaj shkeljeje brenda një afatit të arsyeshëm.

2.Me përjashtim të rastit të parashikuar në paragrafin e parë të këtij neni, imuniteti i një vlere kulturale të vënë nën mbrojtje të veçantë nuk mund të hiqet përveç rasteve të jashtëzakonshme të nevojës së pashmangshme ushtarake dhe vetëm për aq kohë sa ekziston kjo nevojë. Kjo nevojë duhet të çmohet nga shefi i një formacioni ushtarak që barazohet me një divizion ose që është më i rëndësishëm se ky i fundit. Në të gjitha rastet kur e lejojnë rrethanat, vendimi për heqjen e imunitetit i komunikohet Palës kundërshtare, mjaftueshmërisht përpara.

3.Pala që heq imunitetin duhet të njoftojë me shkrim dhe duke treguar arsyet e saj, brenda një afati sa më të shkurtër, Komisarin e përgjithshëm të vlerave kulturale që parashikohet në Rregulloren e zbatimit.

 

Kapitulli III

Mbi bartjen e vlerave kulturale

 

Neni 12

Bartja nën mbrojtje të veçantë

 

1.Bartja që përdoret vetëm për dërgimin në një vend tjetër të vlerave kulturale, qoftë brenda një territori  ose në një territor tjetër, mund të bëhet, me kërkesën e Palës së lartë Kontraktuese të interesuar, nën mbrojtje të veçantë, në kushtet e parashikuara nga Rregullorja e zbatimit.

2.Bartja nën mbrojtje të veçantë bëhet nën mbikqyrjen me karakter ndërkombëtar të parashikuar nga Rregullorja e zbatimit dhe duke qenë e pajisur me shenjën dalluese të përcaktuar në nenin 16.

 

Neni 13

Bartja në raste të ngutshme

 

1.Kur një Palë e Lartë Kontraktuese çmon se sigurimi i disa vlerave kulturale kërkon të dërgohen në një vend tjetër dhe kjo mbartje ka një karakter të ngutshëm sa që nuk mund të ndiqet procedura e parashikuar nga neni 12, sidomos në fillim të një konflikti të armatosur, bartja mund të pajiset me shenjë dalluese të përshkruar në nenin 16, me përjashtim të rastit kur është objekt i një kërkese imuniteti në kuptimin e nenit 12 dhe nuk është refuzuar. Brenda mundësive, palët kundërshtare duhet të njoftohen mbi bartjen. Bartja në drejtim të territorit të një vendi tjetër nuk mund të pajiset në asnjë rast me shenjën dalluese në qoftë se nuk i është dhënë imuniteti shprehimisht,

2.Palët e Larta Kontraktuese, brenda mundësive do të marrin masa sigurimi të nevojshme që bartjet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni dhe të pajisura me shenjën dalluese të mbrohen kundra akteve armiqësore të drejtuara kundra tyre.

 

Neni 14

Imuniteti i konfiskimit, kapjes dhe vënies me dori

 

1. Gëzojne imunitetin nga konfiskimi, kapja dhe vënia dorë:

a) vlerat kulturale që gezojnë mbrojtjen e parashikuar nga neni 12 ose nga neni 13;

b) mjetet e bartjes që jane ekskluzivisht per dërgimin në vend tjetër të këtyre vlerave.

2. Asgjë në këtë nen nuk kufizon të drejtën e vizitës dhe të kontrollit.

 

KAPITULLI IV

MBI PERSONELIN

 

Neni 15

Personeli

 

Personeli i caktuar per mbrojtjen e vlerave kulturale, brenda mundësive që lejojnë kërkesat e sigurimit duhet të respektohet në interes të ruajtjes së ketyre vlerave dhe, në qoftë se ky personel bije në duart e palës kundërshtare atij duhet ti jepet mundësia të vazhdojë kryerjen e funksioneve të tij kur vlerat kulturale që ai ka në ngarkim bijen gjithashtu në duart e palës kundërshtare.

 

KAPITULLI V

MBI SHENJën DALLUESE

 

Neni 16

Shenja e konventës

 

1. Shenja dalluese e konventës përbëhet nga një parzëm me majën të drejtuar poshtë, e ndarë në katër pjesë në formë Xe—je (X) me ngjyrë të kaltërt dhe të bardhë (stema përbëhet nga një katrore me ngjyrë të kaltërtë një nga këndet e së cilës i drejtohet majës së stemës dhe një trikëndësh me ngjyrë të kaltërtë mbi katroren, të dyja duke u kufizuar me nje trikëndësh të bardhë nga cdo anë).

2. Shënja përdoret e veçuar ose e përsëritur tri herë në formë tre këndëshi (një shënjë poshtë) në kushtet e parashikuara nga neni 17.

 

Neni 17

Përdorimi i shenjës

 

1. Shenja dalluese e përsëritur tri here përdoret vetëm për:

a) vlerat kulturale të palujtëshme të vëna nën mbrojtje të veçantë:

b) bartjet e vlerave kulturale, në kushtet e parashikuara nga nenet 12 dhe 13;

c) strehimet e improvizuara, në përputhje me kushtet e parashikuara nga rregullorja e zbatimit.

2. Shenja dalluese mund të përdoret e veçuar për:

a) vlerat kulturale të cilat nuk jane vënë nën mbrojtje të veçantë;

b) personat e ngarkuar me funksionet e kontrollit në pajtim me rregulloren e zbatimit.

c) personelin e caktuar për mbrojtjen e vlerave kulturale;

c) letërnjoftimet e parashikuara nga rregullorja e zbatimit.

3. Gjatë një konflikti të armatosur ndalohet përdorimi i shenjës dalluese për të gjitha rastet që nuk përmenden në paragrafet e sipër me të këtij neni ose përdorimi për çdo qëllim tjetër i një shenje që i përngjan shenjës dallonjëse.

4. Shenja dallonjëse nuk mund të vendoset mbi nje vlerë kulturale të palujteshme pa u vënë aty njëkohësisht edhe autorizimi me datë dhe firmë të rregullt të organit kompetent të Palës së Lartë Kontraktuese.

 

KAPITULLI VI

FUSHA E ZBATIMIT Të  KONVENTës

 

Neni 18

Zbatimi i konventës

 

1. Me përjashtim të dispozitave që duhet të hyjnë në fuqi që në kohë paqeje, kjo konventë do te zbatohet në rast lufte te shpallur ose të çdo konflikti të armatosur që ka lindur në mes dy ose më shumë Palëve të Larta Kontraktuese edhe kur gjendja e luftës nuk është njohur prej njerës ose prej me shumë nga këto pale.

2. Konventa do të zbatohet gjithashtu në të gjitha rastet e pushtimit të një pjese ose të tërësise së territorit të një pale të Lartë Kontraktuese edhe kur ky pushtim nuk has në asnjë rezistencë ushtarake.

3. Në qoftë se njera nga Fuqitë në konflikt nuk është Palë në këtë Konventë, Fuqitë që janë Palë në të do të mbeten përsëri të lidhura nga Konventa në marëdhëniet e tyre reciproke. Përveç kësaj ato do të jenë të lidhura nga Konventa kundrejt Fuqisë së përmendur me sipër, në qofte se kjo e fundit ka shpallur se i pranon dispozitat e saj dhe në qofte se i zbaton ato.

 

Neni 19

Konfliktet që nuk kanë karakter ndërkombëtar

 

1. Në rast konfljkti të armatosur që nuk ka karakter ndërkombëtar dhe që ka lindur në territorin e njerës nga palët e Larta Kontraktuese, secila Pale në konflikt do të detyrohet të zbatojë të paktën dispozitat e kësaj Konvente që kanë të bëjnë me respektimin vlerave kulturale.

2. Palët në konflikt do të përpiqen të vënë e fuqi me anë marrëveshjesh të veçanta të gjitha ose një pjesë të dispozitave të tjera të kësaj Konvente.

3. Organizata e Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën mund t’u ofrojë shërbimet e saj palëve në konflikt.

4. Zbatimi i dispozitave që u përmendën me lartë nuk do të ketë efekt mbi statutin juridik të Palëve ne konflikt.

 

KAPITULLI VII

MBI ZBATIMIN E KONVENTËS

 

Neni 20

Rregullorja e zbatimit

 

Mënyrat e zbatimit të kësaj Konvente janë përcaktuar në rregulloren e zbatimit që është pjesë e pa ndarë e kësaj Konvente.

 

Neni 21

Fuqitë mbrojtese.

 

Kjo Konventë si dhe Rregullorja e saj e zbatimit zbatohen me ndihmën e fuqive mbrojtëse të ngarkuara për të ruajtur interesat e Palëve në konflikt.

 

Neni 22

Procedura e pajtimit.

 

1. Fuqitë mbrojtëse ofrojnë ndërmjetësimin e tyne në të gjitha rastet kur e cmojnë të dobishme në interes të vlerave kulturale sidomos kur ka mosmarrëveshje në mes të Palëve në konflikt lidhur me zbati mm ose interpretimin e dispozitave të kësaj Konvente ose të Rregullores të saj të zbatimit.

2. Për këtë qëllim, sejcila nga Fuqitë mbrojtëse, me ftesën e një Pale, të Drejtorit të Pergjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, ose me inisiativën e vet, mund t’u propozojë Palëve në konflikt një takim të përfaqësonjësve të tyre, dhe në mënyrë të veçante të autoriteteve të ngarkuara me mbrojtjen e vlerave kulturale, eventualisht në një territor neutral të përshtatëshëm. Palët në konflikt janë të detyruara t’u përgjigjen propozimeve për takim që iu bëhen atyre. Fuqitë mbrojtëse propozojnë me pëlqimin e palëve në konflikt një personalitet që është shtetas i nje fuqije neutrale ose që paraqitet nga Drejtori i Përgjithëshem i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, i cili thirret të marrë pjesë në këtë takim me cilësinë e kryetarit.

 

Neni 23

Ndihma e UNESCO-s

 

1. Palët e Larta Kontraktuese mund t’i drejtohen për ndihmë teknike Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën me qëllim që të organizohet mbrojtja e vlerave të tyre kulturale, ose për çdo problem tjetër që rrjedh nga zbatimi i kësaj Konvente dhe nga Rregullorja e saj e zbatimit. Organizata e jep këtë ndihmë brenda kufijve të programit cthe të mundësive të saj.

2. Organizata ka të drejtë që me inisiativën e saj t’u bëjë propozime lidhur me këto probleme Palëve të Larta Kontraktuese.

 

Neni 24

Marrëveshje speciale

 

1. Palët e Larta Kontraktuese mund të lidhin marrëveshje speciale mbi çdo çështje që e çmojnë të nevojëshme për ta rregulluar në mënyrë të veçantë.

2. Nuk mund të lidhet asnjë marrëveshje speciale e cila do të dobësonte mbrojtjen e siguruar nga kjo konventë për vlerat kulturale dhe personelin e caktuar për mbrojtjen e tyre.

 

Neni 25

Përliapja e konventës.

 

Palët e Larta Kontraktuese zotohen të perhapin sa më shume si në kohë paqeje ashtu dhe në kohë konflikti të armatosur, tekstin e kësaj Konvente dhe të Rregullores së saj, të zbatimit në vendet e tyre përkatëse. Ato zotohen sidomos që ta futin në programin e arsimit ushtarak dhe, mundësisht edhe në arsimin civil, studimin e kësaj Konvente në mënyrë që parimet e saj t’u bëhen të njohura gjithë popullsisë dhe veçanërisht fuqive të armtosura dhe personelit të caktuar për mbrojtjen e vlerave kulturale.

 

Neni 26

Perkthimet dhe rapartet.

 

1. Palët e Larta Kontraktuese do t’i dërgojnë njera tjetrës me anën e drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, tekstet zyrtare të përkthimeve të kësaj Konvente dhe të rregullores së zbatimit.

2. Përveç kësaj, të pakten një herë në katër vjet Ato do ti dërgoj në Drejtorit të përgjithëshem raportin mbi njoftimet e nevojshme në lidhje me masat e marura, të pregatitura ose të parashikuara nga ad ministratat respektive lidhur me zbatimin e kësaj Konvente e të Rregullores së zbatimit.

 

Neni 27

Mbledhjet

 

1. Drejtori i Përgjithshëm i Organizates së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, me pëlqimin e Këshillit ekzekutiv mund të thërresë mbledhjet e përfaqësuesve të Palëve të Larta Kontraktuese. Ai duhet te thërresë një mbledhje të tillë në qoftë se kjo kërkohet të paktën nga një e pesta e Palëve të Larta Kontraktuese.

2. Përveç funksioneve te tjera që përcaktohen nga kjo konventë dhe nga rregullorja e saj e zbatimit mbledhja studjon problemet lidhur me zbatimin e Konventës dhe të rregullores së saj të zbatimit dhe formulon rekomandimet e rastit;

3. Mbledhja mund të rishikojë Konventën ose rregulloren e saj të zbatimit në përputhje me dispozitat e nenit 39, në qoftë se në këtë mbledhje do të përfaqësohet shumica e Palëve të Larta Kontraktuese.

 

Neni 28

Sanksionet

 

Palët e Larta Kontraktuese zotohen të marrin në kuadrin e sistemit të tyre të së drejtës penale, të gjitha masat e nevojëshme në mënyrë që të kërkohen dhe të goditen me sanksione penale ose disiplinore personat që kanë kryer ose kane dhënë urdhër që të kryhet një shkelje e rregullave të kësaj konvente, pamvarësisht nga shtetësia e tyre.

 

Neni 29

Gjuhët

 

 

1. Kjo Konventë u përpilua në anglisht, spanisht, frëngjisht dhe rusisht duke pasur të katër tekstet fuqi të barabartë.

2. Organizata e Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën do të sigurojë përkthimet edhe në gjuhët e tjera zyrtare të Konferencës së saj të Përgjithëshme.

 

DISPOZITA T FUNDIT

 

Neni 29

Nënshkrimi

 

Kjo Konventë do të mbajë datën 14 maj 1954 dhe do të mbetet e hapur deri më 31 dhjetor 1954 per nënshkrim nga të gjithe shtetet e ftuar në Konferencën që u mbajt në Hagë prej 21 prill 1954 deri më 14 maj 1954.

 

Neni 31

Ratifikimi

 

1. Kjo Konventë i nënshtrohet ratifikimit nga ana e shteteve në nëshkrues në përputhje me procedurën e tyre kushtetuese.

2. Instrumentat e ratifikimit do të depozitohen pranë Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

 

Neni 32

Aderimi

 

Duke filluar nga dita e hyrjes së saj në fuqi, kjo Konventë do të jetë e hapur për aderimin e të gjtthe shteteve që përmenden në nenin 30, të cilët nuk e kane nënëshkruar, si edhe për aderimin e çdo Shteti tjetër të ftuar për të aderuar në të nga ana e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës së Kombeve të Bashkuara per arësimin, shkencën dhe kulturën. Aderimi do të bëhet duke depozituar instrumentin e aderimit pranë Drejtorit të Pergjithëshem të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

 

Neni 33.

Hyrja me fuqi

 

1. Kjo Konventë do te hyjë në fuqi tre muaj pasi të jenë depozituar pesë instrumenta ratifikimi.

2. Më pas, ajo do të hyjë në fuqi, për cdo Palë të Lartë Kontrak tuese, tre muaj pas depozitimit të instrumentit të saj të ratifikimit ose të aderimit.

3. Në kushtet e parashikuara nga nenet 18 dhe 19 Konventa do të hyje në fuqi me njëherë për Palët që janë në konflikt dhe që kanë depozituar dokumentat e ratifikimit ose të aderimit para ose pas fillimit të veprimeve ushtarake ose të pushtimit. Në këto raste Drejtori i Përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën do të bëjë njoftimet e parashikuara nga neni 38, me rrugën më të shpejtë.

 

Neni 34

Zbatimi efektiv

 

1. Shtetet Palë në Konventë në datën e hyrjes së saj në fuqi do të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e saj në një afat prej gjashtë muajsh.

2. Ky afat do të jetë prej gjashtë muajsh duke filluar nga depozitimi i instrumentit të ratifikimit ose të aderimit, për të gjitha shtetet që do të depozitojnë instrumentat e tyre të ratifikimit ose të aderimit pas datës së hyrjes në fuqi të Konventës.

 

Neni 35

Shtrirja teritoriale e Konventës

 

Çdo palë e Lartë Kontraktuese, në çastin e ratifikimit ose të aderimit, ose në çdo kohë të mëvonëshme, mund të deklarojë me anën e një njoftimi drejtuar Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, se kjo Konventë do të shtrihet mbi tërësinë ose mbi një nga territoret për të cilat ajo siguron marëdhëniet ndërkombëtare. Ky njoftim do të hyjë në fuqi tre muaj pas datës së marrjes së tij.

 

Neni 36

Lidhja me konventat e mëparëshme

 

1. Në marëdhëniet midis Fuqive që janë të lidhura nga Konventat e Hagës mbi ligjet dhe zakonet e luftës në tokë (IV) dhe mbi bombardimin nga ana e forcave detare në kohë lufte (IX) qoftë edhe kur është fjala për ato të datës 29 korrik 1899 ose për ato të datës 18 tetor 1907, dbe që jane Palë në këtë Konventë, kjo e fundit do të plotësojë Konventën e përmendur më lart (IX) dhe rregulloren që i aneksohet Konventës së përmendur më lartë (IV) dhe do të zëvëndësojë shenjën e përcaktuar nga neni 5 i konventës së përmëndur më lartë (IX) me shenjën e përcaktuar në nenin 16 të kësaj Konvente për rastet në të cilat kjo e fundit dhe Rregullorja e saj e zbatimit parashikojnë perdorimin e kësaj shenje dalluese.

2. Në marëdhëniet midis fuqive të lidhura nga Pakti i Washingtonit date 15 prill 1935 mbi mbrojtjen e institucioneve artistike dhe shkencore dhe të monumenteve historike (Pakti Roerich) dhe që janë Palë në këtë Konventë, kjo e fundit do të plotësojë Paktin Roerich dhe do të zëvëndësojë flamurin dallonjës të përcaktuar në nenin III të Paktit me shenjën e përcaktuar në nenin 16 të kësaj Konvente, për rastet në të cilat kjo e fundit dhe Rregullorja e saj e zbatimit parashikojnë përdorimin e kësaj shenje dalluese.

 

Neni 37

Denoricimi

 

1. Sejcila nga Palët e Larta Kontraktuese ka të drejtë të denoncojë këtë Konventë në emrin e saj ose në emrin e të që përfaqëson në marëdhëniet ndërkombëtare.

2. Denoncimi do të njoftohet me një instrument të shkruar që do të depozitohet pranë Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

3. Denoncimi do të hyjë në fuqi një vit pas marrjes së instrumentit të denoncimit. Por në qoftë se në momentin e mbarimit të këtij viti. Pala denonconjëse ndodhet e implikuar në një konflikt të armatosur, veprimi i denoncimit do të pezullohet deri në mbarimin e veprimeve ushtarake dhe në çdo rast deri sa të përfundojnë veprimet e riatdhesimit të vlerave kulturale.

 

Neni 38

Njoftimet

 

Drejtori i Përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën do të njoftojë Shtetet që përmën deri në nenet 30 dhe 32, si edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara mbi depozitimin e gjithë instrumentave të ratifikimit, të aderimit ose të pranimit që përmenden në nenet 31, 32 dhe 39, si edhe mbi njoftimet dhe denoncimet e parashikuara respektivisht nga nenet 35, 37 dhe 39.

 

Neni 39

Rishikimi i Konventës dhe i Rregulllores së saj të zbatimit

 

1. Secila nga Palët e Larta Kontraktuese mund të propozojë amendamente për këte Konvente dhe per Rregulloren e saj të zbatimit çdo amendament i propozuar në këtë mënyrë do ti njoftohet Drejtorit te Përgjitheshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, i cili u dërgon tekstin të gjitha Palëve të Larta Kontraktuese duke iu kërkuar njëkohësisht që të njoftojnë brenda katër muajve.

a) Nëse ato dësherojne që të thirret nje konferencë për të shqyrtuar amendamentin e propozuar;

b) ose në se ato janë të mendimit që të pranohet amendamenti i propozuar pa thirrjen e një konference;

c) ose në se ato janë të mendimit të hidhet poshtë amendamenti i propozuar pa thirrjen e një konference.

2. Drejtori i Përgjithëshëm u njofton gjithë Palëve të Larta Kontraktuse përgjigjet që ka marrë në përputhje me paragrafin e parë të këtij neni.

3. Në qoftë se të gjitha Palët e Larta Kontraktuese të cilat, në afatin e caktuar, i kanë njoftuar mendimet e tyre Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën në bazë të pikës (b) të paragrafit të parë të këtij neni, e vënë në dijeni Drejtorin e përgjithëshëm se ato jane të mendimit që të pranohet amendamenti pa thirrjen e një konference, komunikimi i vedimit të tyre do të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm në përputhje me nenin 38. Amendamenti do të ketë fuqi për të gjitha Palët e Larta Kontraktuese brenda nje afati prej 90 ditësh nga data e komunikimit.

4. Drejtori i Përgjithëshëm do të thërresë një konferencë të Palëve të Larta Kontraktuese për shqyrtimin e amendamentit të propozuar, në qoftë se një kërkesë e tillë i është bërë atij nga më shumë se një e treta e Palëve të Larta Kontraktuese.

5. Amendamentet për Konventën ose për Rregulloren e zbatimit që i nënshtrohen procedures së parashikuar në paragrafin e mësipërm do të hyjnë në fuqi pasi të jenë adoptuar me unanimitet nga të gjitha Palët e Larta Kontraktuese të përfaqësuara në konferencë dhe pasi të jenë pranuar nga secila Pale Kontraktuese.

6. Pranimi nga ana e Palëve të Larta Kontraktuese i amendamenteve për Konventën ose për rregulloren e saj të zbatimit që do të jenë adoptuar nga konferenca e parashikuar në paragrafet 4 dhe 5, do të bëhet duke depozituar një instrument të rregullt pranë Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

7. Pas hyrjes në fuqi të amendamenteve të kësaj Konvente ose të Rregullores së saj të zbatimit, vetëm teksti i ndryshuar i Konventës ose i Rregullores së saj te zbatimit do të mbetet i hapur për ratifikim ose aderim.

 

Neni 40

Regjistrimi

 

Në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara kjo Konventë do të regjistrohet pranë Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara me kërkesën e Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

Per vërtetim të nenëshkruarit të autorizuar rregullisht kane nënë shkruar këte Konventë.

Bërë në Hage, më 14 maj 1954, në një ekzemplar të vetëm që do të depozitohet në arkivat e Organizates së Kombeve të Bashkuara për arësimiri, shkencën dhe kulturën, kopjet e vërtetuara të të cilit do tu dërgohen gjithë shteteve të përmendura në nenin 30 dhe 32, si dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

PROTOKOLL

MBI KONVENTën Për MBROJTJEN E VLERAVE

KULTURALE Në RAST KONFLIKTI Të ARMATOSUR

 

Palët e Larta kontraktuese arritën në marrëveshje për sa vijon:

I.

1. Secila nga Palët e Larta kontraktuese zotohet që të ndalojë eksportimin e vlerave kulturale të një teritori të pushtuar prej saj gjatë një konflikti të armatosur. Këto vlera kulturale janë të përcaktuara në nenin 1 të Konventës mbi mbrojtjen e vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur, nënëshkruar në Hagë më 14 maj 1954.

2. Secila nga Palët e Larta kontraktuese zotohet të verë nën mbrojtje vlerat kulturale të importuara në teritorin e saj dhe që kanë ardhur direkt ose terthorazi nga një territor i pushtuar. Kjo do të bëhet ose automatikisht menjëherë mbas importimit ose me kërkesën të autoriteteve të territorit të pushtuar.

3. Secila nga Palët e Larta kontraktuese zotohet t’u dorëzojë në mbarim te veprimeve armiqësore autoriteteve kompe-tente të teritorit të pushtuar me pare, vierat kuiturale që ndodhen tek ajo, në qoftë se këto vlera kane qenC eksportuar në kundërshtim me parimin e paragrafit të pare. Ato nuk mund të mbahen në asnjë mënyre per hogan të dëm shperbhimeve.

4. Pala e Lartë Kontraktuese që ka qenë e detyruar të ndalojë eksportimin e vlerave kulturale nga teritoni i okupuar prej saj, detyrohet të shpërbleje ruajtësit e mirëbesuar të vlerave kulturale që duhet të kthehen sipas paragrafit të mësipërm.

II

5.Vlerat kulturale të ardhura nga teritori i nje Pale të Lartë Kontraktuese dhe depozituar prej saj, me qëllim ruajtje nga rreziqet e një konflikti të armatosur, në teritorin e një Pale tjetër të Lartë kontrak tuese në mbarim të veprimeve ushtarake do t’u kthehen nga kjo e fundit autoriteteve kompetente të teritorit që i përkasin këto vlera.

III

6. Ky Protokoll do të mbajë datën 14 maj 1954 dhe do te mbetet i hapur per nënrshkrim den në daten 31 dhjetor 1954 për të gjitha shtetet e ftuar në Konferencën që u mbajt në Hagë më 21 prill 1954 deri më 14 maj 1954.

7. a) Ky Protokoll do t’i nenshtrohet ratifikimit të Shteteve nënëshkruese në përputhje me procedurën e tyre kushtetuese përkatëse.

b) Instrumentat e ratifikimit do të depozitohen pranë Drejtortt të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

8. Nga dita e hyrjes në fuqi ky Protokoll do të qëndrojë i hapur për aderim nga të gjitha shtetet jo nënënshkruese të permëndura në paragrafin 6, si dhe për aderimin e çdo Shteti tjetër që do të ftohet nga Këshilli Ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën. Aderimi do të bëhet me anën e depozitimit të instrumentit të aderimit pranë Drejtorit të Përgjitheshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin shkencën dhe kulturën.

9. Shtetet që përmenden në paragrafët 6 dhe 8 do të kenë të drejtë në çastin e nënëshkrimit, të ratifikimit ose të aderimit, të deklarojnë se dispozitat e pjesës së I ose ato të pjesës së II-të të këtij Protokolli nuk janë të detyrueshme për ata.

10. a) Ky protokohl do të hyjë në fuqi tre muaj mbasi do të jenë depozituar pesë instrumenta ratifikimi.

b) Më vonë, ai do të hyjë në fuqi, për çdo Palë të Lartë kontraktuese, tre muaj mbas depozitimit të instrumentit të saj të ratifikimit ose të aderimit.

c) Rrethanat e parashikuara në nenet 18 dhe 19 të Konventës mbi mbrojtjen e vlerave kulturale në rast konflikti të armatosur, nënëshkruar në Hagë me 14 maj 1954, u japin fuqi të menjëherëshrne ratifikimeve ose aderimeve të depozituara nga Palët në konflikt para ose mbas fillmit të veprimeve armiqësore ose të pushtimit. Në këto raste Drejtori i Përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencën dhe kulturën do të bëjë në rrugën më të shpejtë njoftimet përkatëse në përputhje me paragrafin 14.

11. a) Shtetet palë në Protokoll me datën e hyrjes së tij në fuqi, do të marrin sejcili për c’ka i takon brenda një afati prej gjashtë muajsh të gjitha masat e nevojëshme për zbatimin efektiv të tij.

b) Ky afat do të jetë prej gjashtë muajsh duke filluar nga depozitimi i instrumentit të ratifikimit ose të aderimit, për gjithë shtetet që depozitojnë instrumentin e tyre të ratifikimit ose të aderimit mbas datës së hyrjes në fuqi të Protokollit.

12. Çdo Palë e Lartë kontraktuese gjatë ratifikimit ose aderimit ose në çdo kohë tjetër të mëvonëshme mund të deklarojë me anën e një njoftimi drejtuar Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizates së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, se ky Protokoll do të shtrihet mbi tërësinë e teritorit ose në një nga territorët që ajo përfason në marrëdhënieët ndërkombëtare. Ky njoftim do të quhet i vlefshëm tre muaj mbas marrjes së tij.

13. a) Seicila nga Palët e Larta kontraktuese mund të denoncojë këtë protokoll në emërin e saj ose ne emër të cdo teritori të cilin ajo përfaqëson në marrëdhëniet ndërkombëtare.

b) Denoncimi do të njoftohet me anën e një instrumenti me shkrim të depozituar pranë Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

c) Denoncimi do të hyjë në fuqi një vit mbas marrjes së instrumentit të denoncimit. Në qoftë se në skadim të afatit prej një viti, Pala denonconjëse ndodhet e implikuar në njO konflikt të armatosur efekti i denoncimit do të pezullohet deri në përfundimin e veprimeve armiqësore dhe në cdo rast për aqë kohë sa nuk do të kenë marrë fund veprimet e riatdhesimit të vlerave kulturale.

14. Drejtori i përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën do të njoftojë shtetet e përmendura në paragrafet 6 dhe 8, si edhe Organizaten e Kombeve të Bashkuara, mbi depozitimin e të gjitha instrumentave të ratifikimit, të aderimit dhe të pranimit që përmenden në paragrafët 7, 8 dhe 15, si dhe mbi denoncimet e parashikuara respektivisht në paragrafet 12 dhe 13.

151 a) Ky protokoll mund të rishikohet në qoftë se rishikimi kërkohet nga më tepër se një e treta e Palëve të Larta Kontraktuese.

b) Drejtori i Përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencOë dhe kulturën thërret një konferencë për këtë qëllim.

c) Amendamentet për këtë protokoll do të hyjnë në fuqi vetëm pasi të jenë adoptuar me unanimitet nga Palët e Larta Kontraktuese të përfaqësuara në Konferencë, dhe të jenë pranuar nga secila prej Palëve të Larta Kontraktuese.

ç) Pranimi nga ana e Palëve të Larta Kontraktuese të amendamenteve për këtë Protokoll të adoptuar nga Konferenca simbas gërmave b) dhe c), do të bëhet duke depozituar një instrument të rregullt pranë Drejtorit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

d) Mbas hyrjes në fuqi të amendamenteve për këtë Protokoll vetëm teksti i ndryshuar në këtë mënyrë i Protokollit do të mbetet i hapur për ratifikim ose aderim.

Në përputhje me nenin 102 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ky Protokoll do të regjistrohet në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara me kërkesën e Drejtorit të Përgjithëshm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën.

Për vërtetim të nënëshkruarit, të autorizuar rregullisht nënëshkruan këtë protokoll.

Bërë në Hage, më 14 mars 1954 ne anglisht spanjisht, frëngjisht, dhe rusisht duke pasur të katër tekstet fuqi të barabartë, në nje ekzemplar të vetëm që do të depozitohet në arkivat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturen, kopjet e vërtetuara të të cilit do t’u dërgohen gjithë shteteve të përmendura në paragrafët $ dhe 8, si edhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

RREGULLORE

MBI ZBATIMIN E KONVENTës MBI MBROJTJEN E VLERAVE kulturale në RAST KONFLIKTI Të ARMATOSuR

 

KAPITULLI I

Mbi KONTROLLIN

 

Neni 1

Lista ndërkombëtare e personaliteteve

 

Me hyrjen në fuqi të Konventës, Drejtori i përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën përpilon një listë ndërkombëtare të përbërë nga gjithë personalitetet e caktuar nga Palët e Larta kontraktuese të aftë për të përmbushur funksionet e Komisarit të përgjithëshëm për vlerat kulturale. Kjo listë do të rishikohet periodikisht me inisiativën e Drejtorit të përgjithëshëm të Organizatës së I të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën sipas kërkesave të formuluara prej Palëve të Larta kontraktuetuese.

 

Neni 2

Organizimi i kontrollit

 

Porsa një Palë e Lartë kontraktuese hyn në konflikt të armatosur për të cilin zbatohet neni 18 i Konventës;

a) Ajo emëron një përfaqësues për vlerat kulturale të ndodhura në teritorin e saj: në qofte se ajo pushton një teritor tjetër është e detyruar të emërojë një përfaqësues të veçantë për vlerat kulturale që ndodhen në këtë territor;

b) Fuqi mbrojtëse e çdo Pale kundërshtare të kësaj Pale të Lartë kontraktuese emëron të deleguare pranë kësaj të fundit, në pajtim me nenin 3 vijues;

c) Pranë kësaj Pale të Lartë kontraktuese emërohet një Komisar i përgjithëshëm për vlerat kulturale në pajtim me nenin 4 vijues.

 

Neni 3

Caktimi i të deleguarëve të fuqive mbrojtëse

 

Fuoia mbrojtëse cakton të deleguarit e sajë nga anëtarët e personelit të saj dipilomatik ose konsullor ose, me pëlqimin e Palës pranë së cilës do të ushtrohet misioni i tyre, nga persona të tjerë.

 

Neni 4

Caktimi i Komisarit të Pergjithëshëm

 

1.  Komisari i përgjithshëm për vlerat kulturale zgjidhet me marrëveshje të përbashkët, nga lista ndërkombëtare e personaliteteve, prej Palës pranë së cilës do të ushtrohet misioni i tij dhe prej fuqive mbrojtëse të Palëve kundërshtare.

2. Në qoftëse palët nuk merren vesh brenda tre javëve nga fillimi i bisedimeve mbi këtë çështje, ato i kërkojnë Kryetarit të Gjykatës Ndërkombëtare që të caktojë Komisarin e përgjithëshëm, i cili vepron vetëm mbasi të merret pëlqimi i Palës pranë sëcilës ai do të ushtrojë misionin e tij.

 

Neni 5

Kompetencat e të deleguarve

 

Të deleguarit e fuqive mbrojtëse konstatojnë shkeljet e Konventës, me aprovimin e Palës pranë së cilës ushtrojnë misionin e tyre, hetojnë rrethanat në të cilat janë kryer këto shkelje, ndërhyjnë aty për aty për t’iu dhënë fund këtyre dhe, kur është rasti, ngren çështjen tek Komisari i përgjithëshëm. Ata e vejnë këtë në dijeni të aktivitetit të tyre.

 

Neni 6

Kompetencat e Komisarit të përgjithshëm

 

1. Komisari i përgjithëshëm për vlerat kulturale trajton, me përfaqësuesin e Palës pranë së cilës ushtron misionin e tij dhe me të deleguarit e interesuar, cështjet që i janë ngritur lidhur me zbatimin e Konventës.

2. Ay ka të drejtë të marrë vendime dhe të emërojë për rastet e parashikuara në këtë Rregullore.

3. Me aprovimin e Palës pranë së cilës ushtron misionin e tij, ka të drejtë të urdhërojë një anketë ose ta drejtojë vetë atë.

4. Ai bën, pranë Palëve në konflikt ose fuqive të tyre mbrojtëse, çdo ndërhyrje që e gjykon të dobishme për zbatimin e Konventës.

5. Ai përpilon raportet e nevojëshme mbi zbatimin e Konventës dhe ua komunikon ato Palëve të interesuara si edhe fuqive të tyre mbrojtëse. Kopje të këtyre raporteve ia drejton Drejtorit të përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsimin, shkencën dhe kulturën, i ci ka të drejtë të përdorë vetëm të dhënat e tyre teknike.

6. Kur nuk ka fuqi mbrojtëse, Komisari i përgjithëshëm ushtron funksionet që i takojnë fuqisë mbrojtëse sipas neneve 21 dhe 22 të Konventës.

 

Neni 7

Inspektorat dhe ekspertat

 

1. Sa herë që Komisari i përgjithëshëm për vlerat kulturale, me kërkesën e të deleguarve te interesuar ose mbas konsultimit me ta, e gjen të nevojëshme, i propozon Palës pranë së cilës ushtron misionin e tij emërimin e një personi si inspektor të vlerave kulturale të ngarkuar me një mision të caktuar. Inspektori është përgjegjës vetëm përpara Komisarit të përgjithëshëm.

2. Komisari i përgjithëshëm, të deleguarit dhe inspektorat kanë të drejtë të kërkojnë ndihmën e ekspertave, të cilët gjithashtu duhet të aprovohen nga ana e Palës të përmendur në paragrafin e sipërmë

 

Neni 8

Ushtrimi i misionit të kontrollit

 

Komisarët e përgjithëshem për vlerat kulturale, të deleguarit e fuqive mbrojtëse, inspektorat dhe ekspertat nuk duhet në asnjë rast të kalojne kufitë e misionit të tyre. Ata duhet sidomos të kenë parasysh nevojat e sigurimit të Pales së Lartë kontraktuese pranë secilës ushtrojnë misionin e tyre, dhe të respektojnë në cdo rrethanë kërkesat e gjendjes ushtarake ashtu sic do t’iua njoftojë atyre Pala e Lartë kontraktuese.

 

Neni 9

Zevëndësimj i fuqisë mbrojtëse

 

Në qoftë se një Palë në konflikt nuk përfiton ose nuk përfiton me nga aktiviteti i një fuqie mbrojtëse, një Shtet i paanëshëm mundet të ftohet të marrë përsipër funksionet e fuqisë mbrojtëse dhe të caktojë Komisarin e përgjithëshëm për vlerat kulturale sipas procedurës parashikuar në nenin 4 si me sipër. Komisari i përgjithëshëm që caktohet në këtë mënyrë mund t’u besojë inspektorëve funksionet e të deleguarve të fuqive mbrojtëse të përcaktuara nga kjo Rregullore.

 

Neni 10

Shpenzimet

 

Përballimi i shpenzimeve të Komisarit të përgjithëshëm për vlerat kulturale, të inspektorave dhe të ekspertave janë në ngarkim të Palës pranë së cilës ushtrohet misioni i tyre; shpenzimet e të deleguarve të fuqive mbrojtëse caktohen në marrëveshje midis këtyre dhe shteteve, interesat e të cilëve ato mbrojnë.

 

Kapitulli II

MBI MBROJTJEN E VEçANTë

 

Neni 11

Strehime të improvizuara

 

1. Kur një Palë kontraktuese gjatë një konflikti të armatosur detyrohet nga rrethanat e paparashikuara të ngrejë një strehim të improvizuar dhe dëshëron që strehimi të vihet nën mbrojtje të veçantë, ajo njofton mbi këtë menjiherë Komisarin e përgjithëshëm që ushtron misionin pranë sajë.

2. Në qoftë se Komisari i përgjithëshëm është i mendimit se rrethanat dhe rëndësia e vlerave kulturale të mbrojtura në këtë strehim të improvizuar justifikojnë një masë të tillë, ai mund të autorizojë Palën e Lartë kontraktuese që të verë atje shenjën dalluese të përcaktuar në nenin 16 të Konventës. Vendimin e tij ai ua njofton pa vonesë të deleguarve të interesuar të fuqive mhrojtëse, secili nga këta ka të drejtë, brenda nje afati prej 30 ditësh, të urdhërojë heqien e menjëherëshme të shenjës.

3. Porsa delegatët japin pëlqimin e tyre ose në rast se mbas kalimit të afatit të 30 dlitëve nuk paraqitet ndonjë kundërshtim nga ana e ndonjërit nga të deleguarit e interesuar dhe kur strehimi i improvizuar plotëson simbas mendimit të Komisarit të përgjithëshëm, kushtet e parashikuara në nenin 8 të Konventës, Komisari i përgjithëshëm kërkon nga Drejtori i përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën e kulturën rregjistrimin e strehimit në negjistrin e vlerave kulturale te vëna nën mbrojtje të veçantë.

Neni 12

Regjistri ndërkombëtar i vlerave kulturale të vëna në mbrojtje të veçantë

 

1 Krijohet një “Regjistër ndërkombëtar i vlerave kulturale të vëna nën mbrojtje të veçantë”.

2. Drejtori i përgjithëshem i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën mban këtë regjistër. Kopje të regjistrit ai ua kalon Sekretarit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si edhe Palëve të Larta kontraktuese.

3. Regjistri është i ndarë në kapituj, secili në emër të një Pale të Lartë kontraktuese. Çdo kapitull është i ndarë në tre paragrafe të emërtuara respektivisht strehim, qendra monumentale, vlera te tjera kulturale të palujteshme Drejtori i përgjithëshëm vendos mbi të dhënat që duhet të përfshihen në cdo kapitull.

 

Neni 13

Kërkesat e regjistrimit

 

1.Secila nga Palet e Larta kontraktuese ka të drejte ti kërkojë Drejtorit të përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën kalimin ne regjistër të strehimeve, qendrave monumentale dhe objekteve te tjera kulturale të paluajteshme

që ndodhen në teritorin e saj. Në kërkesë ajo paraqit të dhëna mbi vendin ku ndodhen këto vlera, dhe vërteton se ato plotësojnë konditat e parashikuara në nenin 8 të Konventës.

2. Në rast pushtimi, Pala pushtuese ka të drejtë të kërkoj regjistrimin.

3. Drejtori i përgjithëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara           per arësimin, shkencën dhe kulturën dërgon pa vonesë një kopje të kërkesave për regjistrim secilës Pale të Lartë kontraktuese.

 

Neni 14

Kundërshtimi

 

1. Secila nga Palët e Larta kontraktuese ka të drejtë të kundërshtojë regjistrimin e një vlere kulturale duke e parashtruar kundërshtimin me anën e një letre që i drejton Drejtorit të përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën. Kjo letër duhet ti ketë mbritur brenda nje afati prej katër muajsh nga data në të cilën ai ka dërguar kopje e kërkesës për regjistrim.

2. Ky kundërshtim duhet të jetë i arsyetuar. Të vetmet arsye mund të jenë:

a) Se objekti për të cilën bëhet fjalë nuk është vlerë kulturale.

b) Se kushtet e permëndura në nenin 8 të Konventës nuk ja plotësuar.

3. Drejtori i përgjithëshëm pa vonesë u dërgon kopje të letrës kundërshtimit Palëve të Larta kontraktonjëse. Ai merr, ne rast nevoje, mendimin e Komitetit ndërkombëtar për monumentet, vëndet e artit dhe historike, dhe vëndet ku bëhen kërkime arkeollogjike, dhe, përveç kësaj, po e pa të arësyeshme, edhe mendimin e çdo organizate ose personaliteti kompetent.

4. Drejtori i përgjithëshëm, ose Pala e Lartë kontraktuese që ka kërkuar regjistrimin, ka të drejtë të bëjë çdo përçapje të nevojëshme pranë Palëve të Larta kontraktuese që kanë bërë kundërshtimin, me qëllim që ky të tërhiqet.

5. Kur një Palë e Lartë kontraktuese që ka kërkuar në kohë pa që regjistrimin e një vlere kulturale në regjistër, ndodhet e angazhuar në një konflikt të armatosur para se të jetë kryer regjistrimi, vlera kulturale në fjalë do të regjistrohet menjiherë në regjistër nga ana e Drejtorit të përgjithëshëm, në formë provizore, në pritje që të konfirmohet, tërhiqet ose anullohet cdo kundërshtim që është bërë ose do të jetë bërë.

6. Në qoftë se, në afatin prej gjashtë muaj nga dita që ka marrë letrën e kundërshtimit, drejtori i përgjithshëm nuk merr nga Pala e Lartë kontraktuese që ka paraqitur kundërshtimin, njoftimin se e tërheq kundërshtimin e bërë, Pala e Lartë kontraktuese që ka bërë kërkesën për regjistrim ka të drejtë ti drejtohet arbitrazhit që parashikohet në paragrafin që vijon.

7. Kërkesa për arbitrazh duhet të jetë formuluar jo më vonë se një vit nga data në të cilën Drejtori i përgjithëshëm ka marrë letrën e kundërshtimit. Secila nga palët në grindje cakton një arbitër. Në rastin kur kërkesa për regjistrim është bërë objekti me shumë kundërshtimeve, Palët e Larta kontraktuese që kanë paraqitur kundërshtimin, caktojnë së bashku një arbitër. Dy arbitrat zgjedhin një kryearbitër nga lista ndërkombëtare e parashikuar në nenin 1 të kësaj Rregulloreje; në qoftë se nuk arrin të merren vesh për këtë zgjedhje, kërkojnë nga Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të emërojë një kryearbitër, i ciii nuk është e domosdoshme që të jetë i zgjedhur nga lista ndërkombëtane. Arbitrazhi i formuar në këtë mënyrë cakton procedurën që do të ndjekë; venclimet e tij nuk apelohen.

8. Secila nga palët e Larta kontraktuese, ka të drejtë të deklarojë në momentin kur lind një konflikt në të cilin ajo është Pale, se nuk dëshëron të zbatojë procedurën arbitrale të parashikuar në paragrafin e mësipë Në këtë rast, kundërshtimi që i bëhet regjistrimit, iu nënështrohet Palëve të Larta Kontraktuese nga ana e Drejtorit. Kun dërshtimi pranohet në qoftë se Palët e Larta kontraktuese vendosin në këtë drejtim me shumicën e dy të tretave të votuesave. Votimi bëhet me anë korespondence, me përjashtim kur Drejtori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën, e cmon të nevojëshme thirrjen e një mbledhjeje në bazë të kompetencave që i jep neni 27 i Konventës. Në qoftë se Drejtori i përgjithëshëm vendos të procedojë në votimin me korespondence, ai fton Palët e Larta kontraktuese që t’i dërgojne votat e tyre në pliko të vulosur brenda një afati gjashte muajsh nga dita që iu është drejtuar ftesa për këtë qellim.

 

Neni 15

Regjistrimi

 

1. Drejtori i përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën urdhëron regjistrimin në regjistër, sipas numrit rendor, të çdo vlere kulturale për të cilën ështe bërë kërkesë për regjistrim, kur kërkesa nuk është bërë objekt kundërshtimi në afatin e parashikuar në paragrafin e parë të nenit 14.

2. Në rastin kur është formuluar ndonjë kundërshtim dhe me përjashtim të asaj që u tha në paragrafin 5 të nenit 14, Drejtori i përgjithëshëm nuk do të procedojë në regjistrimin e vlerës kulturale në regjistër gjersa të mos jetë tërhequr kundërshtimi ose derisa të mos jetë konfirmuar në vijim të procedures të parashikuar në paragrafin 7 të nenit 14 ose të asaj të parashikuar në paragrafin 8 të të njëjtit nen.

3. Në rastin e parashikuar në paragrafin 3 të nenit 11 drejtori i përgjithëshëm procedon në regjistrimin mbi kërkesën e Komisarit të përgjithëshëm për vlerat kulturale.

4. Drejtori i përgjithëshem u dërgon pa vonesë Sekretarit të përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara Palëve të Larta kontraktonjëse dhe, mbi kërkesën e Palës që ka kërkuar rregjistrimin, gjithë shteteve të tjera të parashikuara në nenet 30 dhe 32 të Konventës, kopje që vërteton cdo regjistrim në regjistër. Regjistrimi ka efekt tridhjet ditë pas këtij dërgimi.

 

Neni 16

Çlyerja

 

1. Drejtori i përgjithëshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arësimin, shkencën dhe kulturën urdhëron shlyerjen e regjistrimit të një vlere kulturale nga regjistri:

a) me kërkesën e Palës së Lartë kontraktuese në teritorin e së cilës ndodhet vlera kulturale;

b) në qoftë se Pala e Lartë kontraktuese që kish kërkuar regjistrimin ka denoncuar Konventën dhe kur ky denoncim ka hyrë në fuqi;

c) në rastin e parashikuar në paragrafin 5 të nenit 14 kur kundërshtimi ka qenë konfirmuar në vijim të procedures të parashikuar në paragrafin 7 të nenit 14 ose në vijim të procedures të parashikuar në paragrafin 8 të të njëjtin nen.

2. Drejtori i përgjithëshëm u dërgon pa vonesë Sekretarit të përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe gjithe Shteteve që kanë marë kopje të regjistrimit një kopje që vërteton shlyerjen nga regjistri. Shlyerja ka efekt tridhjet ditë pas këtij dërgimi.

 

Kapitulli III

MBI TRANSPOrtimin E VLERAVE KULTURALE

 

Neni 17

Procedura per tC fituar irnumitetin.

 

1. Kërkesa e parashikuar në paragrafin e parë të nenit 12 të Konventës i drejtohet Komisarit të përgjithëshëm për vlerat kulturale. Ajo duhet të përmendë arësyet për të cilat paraqitet dhe të specifikojë numrin afërsisht dhe rëndësinë e vlerave kulturale që duhet të transportohen, vendin e tashëm të këtyre vlerave, vëndin e ri ku parashikohen të vendosen, mjetet e transportit, itinerarin qe do të ndiqet, datën e parashikuar për transportimin dhe çdo tjetër njoftim të nevojshëm.

2. Kur Komisari i Përgjithëshëm pasi të ketë marrë mendimet që ai i gjykon të përshtatshëm, çmon se ky transportim është i justifikuar ai konsultohet me të deleguarit e interesuar të fuqive mbrojtëse mbi mënyrat e zbatimit që parashikohen. Në përfundim të këtij konsultimi, ai njofton mbi transportimin palët në konflikt të interesuara dhe këtij njoftimi i bashkon të gjitha njoftimet e nevojëshme.

3. Komisari i përgjithëshëm cakton një ose më shumë inspektore të cilët sigurohen se transportimi përmban vetëm sendet e treguara në kërkesën, se kryhet sipas modaliteteve të aprovuara dhe se është i pajisur me shenjën dalluese; ky ose këta inspektore shoqërojnë transportin gjer në vëndin e caktuar.

 

Neni 18

Transportimi në vend të huaj

 

Në qoftë se transportimi nënëmbrojtje të veçantë kryhet në drejtim të territorit të një vëndi tjetër, ai rregullohet jo vetëm nga neni 12 i Konventës dhe neni 17 i kësaj Rregulloreje por edhe me dispozitat që vijojnë:

a) Gjatë qëndrimit të vlerave kulturale në territorin e një Shteti jetër, ky i fundit do të bëhet depozitar i tyre. Ay do të kujdeset për këto vlera të paktën një lloj siç kujdeset për vlerat kulturale të veta të një rëndësie të barabartë.

b) Shteti depozitar do të kthejë këto vlera vetëm pas mbarimit të konfliktit; ky kthim do të kryhet mbrenda një afati prej gjashtë muajve nga data e kërkesës së bërë për këtë qëllim.

c) Gjatë transportimeve suksesive dhe gjatë qëndrimit në territorin e një Shteti tjetër, vlerat kulturale do të jenë të përjashtuara nga cdo mase sekuestrimi dhe të pa disponueshme nga cilido depozitues ose depozitar. Me gjithë këtë kur mbrojtja e vlerave e kërkon, depozitari do të ketë të drejtë me pëlqimin e depozituesit të bëjë transferimin e vlerave ne teritorin e një vëndi të tretë, në kushtet e parashikuara në këtë nen.

c) Kërkesa per vënie nën mbrojtje të veçante duhet të përmëndë se Shteti në drejtim të territorit të të cilit do të bëhet transportimi, pranon dispozitat e këtij neni.

 

Neni 19

Territor i pushtuar

 

Kur një Palë e Lartë kontraktuese që ka pushtuar territorin e një Pale tjetër të Lartë kontraktuese transporton vlera kulturale në një strehim të ndodhur në një pikë tjetër të këtij territori, pa mundur të ndjekë procedurën e parashikuar në nenin 17 te Rregullores, transportimi në fjalë nuk konsiderohet si një dhunim në kuptim të nenit 4 të Konventës, ne qofte se Komisari i përgjitheshem per vlerat kulturale vërteton me shkrim, pasi të jetë konsultuar me personelin e zakonshëm te mbrojtjes, se rrethanat e kane bërë të nevojshëm këtë transportim.

 

Kapitulli IV

MBI SHENJën DALLUESE

 

Neni 20

Vënia e shenjës

 

1. Vendi ku vihet shenja dallonjëse dhe shkalla e vizibilitetit të sajë bëhen në vlerësimin e autoriteteve kompetente të cdo Pale të Lartë kontraktuese. Shënja mund të vendoset sidomos në flamur ose flamurka për rreth krahut. Ajo mund të vizatohet edhe mbi një send ose të para qitet në cdo formë tjetër të vlefëshme.

2. Me gjithë këtë në rast konflikti të armatosur, shenja duhet të jetë vënë, duke lënë mënj’anë nje sinjalizim tjetër eventualisht me të përsosur, në një mënyrë të dukëshme mirë ditën, nga ajri si edhe nga toka, mbi transportimet në rastet e parashikuara në nenet 12 dhe 13 të Konventës, dhe në një mënyrë mirë të dukëshme nga toka.

a) Në distancat e rregullta të mjaftueshme për të shënuar dhe treguar qartë perimetrin të një qëndre monumentale nën mbrojtje të vecantë;

b) Në hyrje të vlerave të tjera kulturale të palujtëshme nën mbrojje të veçantë.

 

Neni 21

Identifikimi i personave

 

1. Personat e parashikuar në nenin 17 të Konventës, paragrafi 2, pika b) dhe C), kanë të drejtë të mbajnë flamurke rreth krahut me shenjën dalluese, të lëshuar dhe të vulosur nga autoritetet kompetente.

2. Ato mbajnë një letër njoftim të posacëm të pajisur me shenjën dalluese. Ky letërnjoftim përmban të paktën emërin e mbiemrin, datën e lindjes, titullin ose gradën ose cilësinë e të interesuarit. Letërnjoftimi përmban fotografinë e titullarit dhe përveç kësaj, përmban edhe firmën ose shenjat e gishtave të tijë ose te dyja sëbashku. Letërnjoftimi përmban vulën e thatë të autoriteteve kompetente.

3. Çdo Palë e Lartë kontraktuese cakton modelin e saj të letër njoftimit duke u udhëhequr nga modeli që paraqitet si shembull në aneksin e kësaj Rregulloreje. Palët e Larta kontraktuese i komunikojnë njëra tjetrës modelet e pranuara. Çdo letër njoftim vendoset mundësisht në dy kopje të paktën nga të cilat një ruhet nga fuqija që e ka lëshuar.

4. Personat e përmendur më lartë nuk mund të privohen, përveç kur ka shkaqe të justifikuara, as nga letërnjoftimi i tyre as nga e drejta për të mbajtur flamurkën me shenjë përrreth krahut.