Dekret

Nr, 3167, date 26.10.1960

 

Aprovimin e ligjes mbi disa ndryshime ne dekretin nr. 1892 datė 5.VII. 1954 «mbi trashegimine».

 

Neni 1

 

Ne nenin 4 § i pare te dekretit mbi trashegimine fjalet «me mashtrim kanosje ose dhune» bėhen «me mashtrim ose kanosje>>.

 

Neni 2

 

Ne nenin 5 te dekretit mbi trashegimine shtohet  nje paragraf I ri me kėtė  permbajtje:

«Ne te njejten kohe, trashegimtarit i kalon edhe posedimi i trashėgimlėnsit mbi pasurine trashegimore»-.

 

Neni 3

 

Ne nenet 8,15, 16.50 dhe 51 tė dekretit mb trashegimine fjalet<<gjyqtari  popullor» zevendesohen me fjalet «gjykata popullore».

 

Neni 4

 

Ne nenet 16 § i trete. 38 i pare dhe i dyte. 40 § parė . i dytė dhe I trete te dekretit mbi trashėgimin ne fjala «obligimet>> zeyendesohet me "detyrimet».

 

Neni 5

 

Paragrafi i pare dhe I dytė  te nenit 17 te dekretit mbi trashėgiminė  ndryshohen si vijon:

Trashegimtari  mund te kerkoje nga gjykata popullore, qė ėshtė  kompetente per padirat qe rjedhin nga trashegimia  (neni 34 i K..P civile) leshimin  e njė dėshmie qė vėrteton tė  drejten e tij trashegimore.

Gjykat.a popullore leshon deshmine e kėrkuar pasi te provohet me  dokumenta zyrtare dhe. kur nuk ka mundėsi tė paraqiten dokumenta  zyrtare ose kur paraqitja e tyre eshte shume e veshtire, edhe me dėshmitare, se kerkuesi ėshtė  trashėgimtar. Nė dėshminė e trashėgimisė ( tregohet ne se kerkuesi eshte trashėgimtar i vetem ose ka edhe trashėgimtar tė  tjerė dhe, ne kete rast, edhe pjesa e secilit trashėgimtar nė pasurine trashėegimore» ..

 

Neni 6

 

Neni 18 i dekretit mbi trashegimine ndryshohet si vijon: «Leshimi i deshmise se trashegimise behet sipas rregullave tė gjykimit  mbi vertetimin gjyqesor te fakteve (nenet 344-348 te KP. Civile)

Kur pretendohet se deshmia e trashegimise nuk i pergjigjet sė vėr tetės, personi i interesuar mund t'i drejtohet gjykates qe ka leshuar dėshmine me padi te rregulltė pėr  kerkuar qe deshmia te deklarohet e pavlefeshme,   I

 

Neni 7

 

Ne nenin 19 te dekretit mbi trashegimine behen keto ndryshime:

­Nė paragrafin e dyte, pjesa e dyte, pas fjaleve «me mirebesim>>shtohen  fjalet «dhe me kundershperblim>>.

Paragrafi i fundit ndryshohet si vijon:

 

«Padia per kerkimin e trashegimit parashkruhet me kalimin e gjashte vjeteve nga koha e celjes se trashegimise. Kur trashegimiae shteti ose nje organizate shteterore ose shoqe·rore, padia nuk parashkruhet.

 

Neni 8

 

Ne nenin 20 te dekretit mbi trashegimine pas fjales «motrat>> shtohen  fjalet «gjyshi dhe gjyshja».

 

Neni 9

 

Paragrafi i pare i nenit 21 te dekretit mbi trashegimine ndryshohet si vijon:

 

«Ne radhen e pare thirren ne trashegim femijet, bashkeshorti I aftė ose i paafte per pune dhe prinderit e paafte per pune te trashegimlenesit.Tė   gjithe keta trashegojne ne pjese te barabarta».

 

Neni 10

 

Neni 22 I dekretit mbi trashėėgiminė ndryhsohet si vijon:

<<Nė rradhėn e dytė thirren nė trashėgim bashkėshorti I aftė pėr punė kur nuk ka trashėgimtarė tė tjerė tė radhės sė parė,prindrit e aftė tė trashėgimlėnėsit si dhe pėr personat e tjerė tė paaftė pėr punė tė cilėt tė paktėn njė vit para vdekjes sė trashėgimlėnėsit,bashkėjetonin me tė si antarė tė familjes dhe ishin nė ngarkim tė tij.Tė gjithė kėta trashėgojnė nė pjesė tė barabarta por bashkėshorti nė cdo rast merr jo mė pak se gjysmėn e trashėgimit>>

 

Neni 11

 

Neni 23 i dekretit mbi trashegimine ndryshohet si vijon:

«Ne rradhen e trete thirren ne trashėgjm personat e pafatė  pėr punė nė  ngarkim te trashėgimlėnėsit qė pėrmenden nė nenin 22

Ka trashėgimtarė te tjerė,tė  radhes se dyte, vellezerit dhe motrat si dhe gjyshja e trashegimlenesi.t. Te gjithe keta trashegojnė nė pjesė tė  barabarta, pa u bere dallim midis vellezerve dhe motrave  tė njė ati dhe nene ose vetem te nje ati ose vetem te nje nene dhe as midis gjyshit  dhe gjyshes nga ana e babes ose nga ana e nėnės.

 

Neni 12

 

Ne nenin 27 te dekretit mbi trashegimine hiqen nga radha e parė dhe  e dyte fjalet «ka vdekur para trashegimlenesit, ose».

 

Neni 13

 

Ne nenin 32 § i pare te dekretit mbi trashegimine fjalet <<ose organeve tė tij dhe organizatave te tij dhe organizatave shoqerore» ndryshohen nė  «ose nje organizate shteterore ose shoqerore».

 

Neni 14

 

Ne vend te nenit 41 te dekretit inbi. trashegimine vihet nje nen I ri me kėtė  permbajtje:

 

«Testamenti mund te behet me akt noterial ose te shkruhet nga vetėtrashegimlenesit» .

 

Neni 15

 

Neni 41 i sotem i dekretit mbi trashėgiminė bėhet 41 a) dhe ndryshohet si  vijon:

«Testamenti me akt noterial bėhet me njė akt tė redaktuar ose tė vėrtetuar  nga noteri  dhe te .nėnshkruar nga trashėgimlėnėsi.

Kur trashegimlenesi nuk di ose kur per shkak semundjeje ose te metash fizike nuk mund te nėnshkruajė , testamenti neneshkruhet nga person tjeter i ngarkuar nga trashegimlenesi.

Ne vendet ku nuk ka zyrė  noteriale, testamenti mund te vertetohet , nga kryetari ose sekretari i keshillit popullor te fshatit ose te qytetit>>

 

Neni 16

 

  Pas nenit 41 a te dekretit  mbi trashegimine shtohet nje nen i ri 41 me kėtė  permbajtje:           .

«Testamenti i shkruajtur nga vete trashegimlenesi duhet te shkruhet tėrėsisht me dore nga vetė trashegimlenesi, te permbaje daten kur e ėshtė bėrė  dhe te neneshkruhet  ne fund prej tij.

 

Testamenti i shkruar nga vete trashegimlenesi mund te lihet per ruajtje  ne zarfe te mbyllur ne zyren e noterise. Ne kete rast noteri mban njė proces-verbal te shkruar mbi vete zarfin. Proces-verbali neneshkruhet nga personi qe ka paraqitur testamentin dhe nga noteri dhe behet shėnim  pėr kėtė ne regjistrin e posacem per testamentet.

Testameriti qe eshte lene per ruajtje ne zyren e noterisė tė 

 

 

Per kethimin e testamentit noteri mban nje proces-verbal dhe bėn  shenim per kete ne regjistrin e testamenteve».terhiqet prape, por vetem personalisht nga trashegimlenesi.

Pas nenit 41 b te dekretit mbi trashegimine shtohet nje nen I ri me  kete permbajte:

-«Personi prane te cilit ndodhet nje testament i shkruar nga trashė gimlenesi, posa merr dijeni pėr  vdekjen e personit qe ka bėrė testamentin, duhet te paraqite testamentin ne zyren e noterise dhe tė kėrkojė shpalljen e tij.

Noteri shpall testamentin duke mbajtur nje proces-verbal nė tė cilin pershkcuan gjendjen e testamentit, duke bere shenime edhe pėr cvulosjen  e tij ne qofte se testamenti u paraqit i vulosur. Proces-verbali shkruhet nga personi qe ka paraqitur testamentin dhe nga noteri.Letra nė tė  cilen eshte shkruar testamenti neneshkruhet po nga ata persona i bashkohet proces-verbalit.

Kur testamenti eshte lene per ruajtje ne zyren e noterise (neni 41 b § i dyte) veprimet e siperme kryhen nga noteri prane te cilit ndodhet testamenti».

 

Neni 18

 

Neni 42 i dekretit mbi trashegimine ndryshohet si vijon:

«Testamenti i ushtarakeve qe ndodhen ne zona operacionesh   luftarake  ose ne vende te izoluara mund te vertetohet nga komandandi I raepartit  ushtarak ne te cilin ata bejne pjese dhe kur ne te tilla raste ushtarakėt jane shtruar ne spital per mjekim nga drejtori i spitalit.

Testamenti humbet fuqine e tij me kalimin e tre muajve nga dita qė ushtaraku eshte kthyer ne nje vend ku mund te beje testament nė ­

format e parashikuara nga neni 41» .

 

Neni 19

 

Nė nenin 43 tė dekretit mbi trashegimine shtohet nje paragraph I ri me kėtė pėrmbajtje:

<<Testamenti humbet fuqinė me kalimin e tre muajve nga dita e arritjes sė trashėgimlėnėsit nė njė liman shqiptar>>.

 

Neni 20

 

Pika -«e» e nenit 46 tė dekretit mbi trashegimine hiqet dhe nė vend tė  saj vihet nje paragraf i ri me kete permbajtje:

«Mund te deklarohet i pavlefshem disponimi me testament  I bėrė nėn ndikimin e mashtrimit ose te kanosjes, ose pėr shkak lajthimi.

 

Neni 21

 

Neni 47 i dekretit mbi trashegiminė ndryshohet si vijon:

 «Kur testamenti ose nje disponim me i ose deklarohet i pavlefshem, thirren ne trashėgimtarėt  pervec kur eshte rasti i shtimit ne dobi te bashkėtrashėgimtarėve tė  caktuar ne testament (neni 35).

 

Kur eshte i pavlefshem vetem nje disponim I testamentit pjesėt e  tjera te tij mbeten ne fuqi.

 

Padia per deklarimin si te pavlefshem tė njė disponimi tė testamentit  mund te ngrihet nga trashegimtari dhe nga cdo person tjetėe I interesuar, brenda nje- viti nga dita qe paditėsi ka marrė dijeni pėr shkakun e pavlefshmerise por ne cdo rast jo mė shume se gjshtė vjet nga koha e celjes se trashegimise».

 

Neni 22

 

Ne nenin 54 te dekretit mbi trashegiminė hiqen fjalėt <<ose ndarjen e  pjeses trashegimore qe i takon».

 

Neni 23

 

Neni 55 i dekretit mbi trashegimine ndryshohet si vijon:

«Pjestimi i pasurise trashegimore behet dhe, kur keta nuk merren vesh, nga gjykata qė ėshtė kompetente pėr  shqyrtimin e padive qe rjedhin nga trashegimia

 

 

Neni 24

 

Neni 56 i dekretit mbi trashegimine ndryshohet si vijon:

 «Pjestimi i pasurise trashegimore nga gjykata  mbi procedimin e pjestimit gjyqesor te caktuar nga kodi I procedurės civile (nenet 335-343)>>.

 

Neni 25

 

Ne nenin 58 te dekretit  mbi trashegiminė paragrafi I fundit,rradha e  parafundit, fjalet «brenda nje viti» behen « Brenda dy vjetėve>>

 

Neni 26

 

Ne nenin 60 te dekretit  mbi trashegiminė fjalėt <<pėr kopėsht personal>> zevendesohen me fjale: «ne gezim personale>>

 

Neni 27

 

Neni 62 i dekretit mbi trashegiminė ndryshohet si vijon:

<<Nė trashėgiminė qė janė celur para hyrjes nė fuqi tė kėtij dekreti (31.8.1954) njihen si trashėgimtarė ata qė njiheshin tė tillė nga dispozitat ligjore te kohes se celjes se trashegimise.

Por kur trashegimi nuk eshte pjestuar me vendim gjyqėsor ose me inarreveshje te bashketrashegimtareve para dates 31.8.11954, do tė zbatohen dispozitat e kesaj ligje, duke u njojtur gjithmone si  trashėgimatrė vetem ata qe njiheshin te tille sipas dispozitave ligjore te kohės sė celjes se trashegimise. Ne keto raste pjeset e bashketrashegimtarėve tė cdo  radhe do te jene te barabarta dhe ne pronesi te plote. Pjesa e bashkėshortit  pasjetues, kur trashegon ba.shke me trashegimtare te tjere, qė nuk janė femijė  ose prinder te paafte te trashėglėnėsit, eshte baras me gjysmėn e trashegimit.

Per efektet e ketij neni quhet si pjestim edhe veprimi i kalimit tė trashegimit ne emer te trashegimtareve i kryer ne regjistrat ė zyrės sė kadastres ose te ipotekave para dates 31.8.1954».

 

Neni 28

 

Dispozitat e nenit 22 te ndryshuar te dekretit mbi trashegiminė si­pas te cilave personat e paafte ne pune ne ngarkim te trashegimlėnėsit kalojne nga radha. e pare te trashegimtareve ne radhen e dyte dhe te tretė dhe ato te nenit 23 po te ndryshuar te dekretit mbi trashegiminė si pas te cilave njihen si trashegimtare edhe gjyshja dhe gjyshi zbatohen edhe per trashegimite e celura nga data 31.8.1954 e ketej, pėrvec kur  eshte bere pjestimi i trashegimtareve.

 

Neni 29

 

Pjestimet e trashegimit me vendim gjyqesor ose me marreveshje tė ­bashketrashegimtareve qe jane kryer pas dates 31.8.1954 per trashėgimite qe jane celur para kesaj date mbeten te paprekura.

 

Neni 30

 

Kur afatet e parashkrimit te parashikuara nga nenet 19dhe 47 tė  ndryshuar  te dekretit mbi trashegimine plotesohen ne kohen e hyrjes nė  fuqi te kėsaj ligje ose brenda giashte muajve nga kjo date, afatet e parashkrimit zgjaten gjer nė  gjashte muaj nga hyrja ne fuqi te kėsaj ligje.

 

Neni 31

 

Afatet  parashkrimit tė parashikuara nga nenet 19 dhe 47 tė ndyshuar te dekretit mbi trashegimine zbatohen edhe per trashėgimitė e celura  para hyrjes ne fuqi te tij (31.8.1954).

 

Por per personat qe sipas nenit 62 te ndryshuar te dekretit mbi trashegimine njihen si trashegimtare, afatet e parashkrimit  zgjaten gjer nė gjashte muaj nga hyrja ne fuqi te kesaj ligje.

Dispozita e mesiperme zbatohet edhe per trashegimtė e celura pas dates 31.8.1954 per gjyshin dhe gjyshen qe njihen si trashėgimtarė sipas nenit 20 te ndryshuar te dekretit mbi trashegiminė .

Neni 32

 

Kjo ligje hyn ne fuqi diten e shpalljes sė saj nė gazetėn zyrtare.

 

Tirane, me 26 tetor 1960

Nr, 3169

 

KRYETARI I PRESIDIUMIT TĖ

 KUVENDIT POPULLOR TĖ REPUBLIKĖS

                          POPULLORE TĖ SHQIPĖRISĖ

                                            Haxhi Lleshi

 

SEKRETARI I PRESIDIUMIT TĖ

KUVENDIT POPULLOR TE REPUBLIKES

POPULLORE TĖ SHQIPERlSĖ

 Sami Baholli