LIGJ

Nr. 10 160, datė 15.10.2009

 

PĖR RREGULLIMIN E SHĖRBIMIT TĖ TRANSPORTIT PĖR FUNKSIONARĖT PUBLIKĖ DHE NĖPUNĖSIT CIVILĖ

 

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

VENDOSI:

 

Neni  1

Objekti

 

Funksionarėve publikė dhe nėpunėsve civilė tė administratės sė lartė, nė pėrmbushje tė detyrimeve dhe tė pėrgjegjėsive tė ngarkuara nga detyra qė kryejnė, shėrbimi i transportit u mbulohet nga buxheti i institucioneve pėrkatėse, sipas kategorive tė pėrcaktuara nė kėtė ligj.

 

Neni  2

Kategoritė e pėrfituesve

 

Kategoritė e pėrfituesve nga ky ligj janė:

1. Kategoria e parė, ku pėrfshihen tė gjithė funksionarėt publikė, tė pėrcaktuar nė lidhjen 1, qė i bashkėlidhet kėtij ligji dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij, tė cilėve u caktohen automjet dhe shofer, nė dispozicion tė pėrhershėm, shpenzimet e tė cilėve pėrballohen nga buxheti i institucionit pėrkatės. Pėrgjegjės pėr mirėmbajtjen e automjeteve janė, sipas rregullave nė fuqi, drejtuesit, tė cilėt e kanė nė ngarkim automjetin.

2. Kategoria e dytė, ku pėrfshihen tė gjithė funksionarėt e pėrcaktuar nė lidhjet 2 e 3, qė i bashkėlidhen kėtij ligji dhe janė pjesė pėrbėrėse e tij, tė cilėve u caktohet njė pėrfitim financiar mujor, sipas vlerės sė pėrcaktuar nė po tė njėjtėn lidhje, pėr shėrbime transporti, nė pėrmbushje tė detyrave tė tyre funksionale. Masa e pėrfitimit financiar mujor pėr ēdo deputet  miratohet me vendim tė Kuvendit, nė bazė tė distancės me zonėn qė ai pėrfaqėson, por, nė nivelin mesatar, kjo masė nuk mund tė jetė mė shumė se 45 000 (dyzet e pesė mijė) lekė nė muaj.

3. Kategoria e tretė, ku pėrfshihen funksionarė tė nivelit drejtor i pėrgjithshėm/titullar institucioni/titullar i ndėrmarrjeve publike, qė nuk pėrfshihen nė kategorinė e parė dhe nė tė dytėn, tė cilėt do tė marrin njė pėrfitim financiar mujor nė pėrputhje me veprimtarinė e tyre, por jo mė shumė se 15 000 (pesėmbėdhjetė mijė) lekė nė muaj. Kjo kategori dhe masa e kėtij pėrfitimi mujor pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

4. Tė gjithė funksionarėt e tjerė, tė cilėt nuk janė pjesė e lidhjeve 1, 2 e 3, qė i bashkėlidhen kėtij ligji, por qė, sipas akteve ligjore nė fuqi, kanė nė dispozicion automjet dhe shofer, trajtohen sipas kategorisė sė dytė, me njė pėrfitim financiar mujor 15 000 (pesėmbėdhjetė mijė) lekė nė muaj.

5. Kategoria e katėrt, ku pėrfshihen tė gjithė punonjėsit e tjerė tė ministrive, institucioneve qendrore dhe tė varėsisė, tė cilėve shėrbimi i transportit, pėr tė pėrmbushur detyrat e tyre funksionale, do t’u ofrohet nga institucioni pėrkatės. Ky shėrbim do tė kryhet me mjetet nė pėrdorim tė institucionit, tė cilat pėrdoren, nė ēdo rast, vetėm me autorizim apo urdhėr tė titullarit, pėr shėrbime, sipas njė programi tė miratuar prej tij.

 

Neni  3

Kompensimi pėr pėrdorim vetjak tė mjeteve publike

 

Funksionarėt publikė, tė klasifikuar nė kategorinė e parė, sipas pikės 1 tė  nenit 2 tė kėtij ligji, qė kanė tė drejtė tė pėrdorin mjetet, nėse dėshirojnė t’i pėrdorin ato edhe pėr qėllime, qė nuk lidhen me funksionin apo detyrėn qė ushtrojnė, si pėr shembull nė ditė pushimi tė festave zyrtare, gjatė fundjavave, si dhe nė ditėt e lejes sė pushimit vjetor, duhet tė derdhin nė drejtoritė e pėrgjithshme tė financave, burimeve njerėzore dhe shėrbimeve tė institucioneve qė pėrfaqėsojnė, njė shumė prej 50 000 (pesėdhjetė mijė) lekėsh nė vit.

 

Neni  4

Pėrjashtimi nga pėrdorimi i automjeteve tė institucionit

 

Personat, qė do tė trajtohen sipas nenit 2 pikat 2 e 3 tė kėtij ligji, nuk mund tė trajtohen me shėrbimin e ofruar sipas  pikės 5 tė nenit 2 tė kėtij ligji.

 

Neni  5

Masa e pėrfitimit mujor

 

Masa e pėrfitimit financiar mujor, pėr tė gjitha kategoritė, qė e pėrfitojnė atė sipas pikave 2, 3 dhe 5 tė nenit 2 tė kėtij ligji, do tė indeksohen me inflacionin  vjetor, por jo mė shumė se 3(tre) pėr qind nė vit.

Masa e  indeksimit pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni  6

Automjetet nė dispozicion tė institucioneve

 

Numri i automjeteve nė dispozicion tė ēdo ministrie, institucioni qendror apo dhe tė varėsisė pėrcaktohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni  7

Sanksionet

 

Pėrdorimi i automjeteve pėr shėrbime jashtė detyrave funksionale pėrbėn kundėrvajtje administrative dhe shkelje tė etikės profesionale dhe dėnohet sipas akteve ligjore nė fuqi.

 

Neni  8

Dispozita kalimtare

 

Tė gjitha automjetet e tepėrta, nė dispozicion tė ministrive, institucioneve qendrore dhe tė varėsisė shiten me ankand, nė tė cilin e drejta e parablerjes u takon funksionarėve tė kategorive tė trajtuara nė pikat 2 e 3 tė nenit 2 tė kėtij ligji. Ministritė, institucionet qendrore dhe tė varėsisė ngrenė, me urdhėr tė titullarit, komisionet e organizimit tė procedurave tė ankandit me jo mė pak se 5 anėtarė. Rregullat e funksionimit tė komisionit tė ankandit, procedurat e zhvillimit tė ankandit dhe kriteret e vlerėsimit tė pronės, qė do tė nxirret nė ankand, miratohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

 

Neni 9

Shfuqizime

 

Pika 4 e nenit 14 tė ligjit nr.8550, datė 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, tė ndryshuar, shfuqizohet.

 

Neni 10

 

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr.6308, datė 28.10.2009 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi

 

 

 

Lidhja 1: Funksione, tė cilat do tė kenė mjete transporti nė dispozicion

 

Nr.

Funksionet

1

President

2

Kryetar i Kuvendit

3

Nėnkryetar i Kuvendit

4

Kryeministėr

5

Zėvendėskryeministėr

6

Ministėr

7

Prokuror i Pėrgjithshėm

8

Avokat i Popullit

9

Drejtor i SHISH-it

10

Kryetar i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit

11

Kryetar i Gjykatės Kushtetuese

12

Shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė

13

Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė

14

Kryetar i partisė nė mazhorancė dhe mė tė madhe opozitare

15

Kryetar i bashkisė sė kryeqytetit

16

Kryetar i Gjykatės sė Lartė

17

Kryetar i Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda

18

Kryetar i Gjykatės sė Apelit tė Krimeve tė Rėnda

19

Drejtues i Prokurorisė pranė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda

20

Drejtues i Prokurorisė pranė Gjykatės sė Apelit tė Krimeve tė Rėnda

21

Guvernator i Bankės sė Shqipėrisė

22

Komandant i Gardės sė Republikės

 

Lidhja 2: Pėr pėrfitimin financiar mujor tė shėrbimit tė transportit, pėr disa funksione nė institucionet e pavarura dhe pushtetin vendor

 

 

 

Nr.

 

Kategoria e dytė

Pėrfitimi financiar mujor

(nė lekė)

1

Deputet

 

2

Kryetar i bashkisė qendėr qarku

45 000

3

Kryetar i Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare

35 000

4

Kryetar i Komisionit tė Konkurrencės

35 000

5

Kryetar i Komisionit tė Mbrojtjes sė tė Dhėnave Personale

35 000

6

Kryetar i Komisionit tė Shėrbimit Civil

35 000

7

Kryetar i Kėshillit Kombėtar tė Radios dhe Televizionit

35 000

8

Kryetar i Autoritetit tė Komunikimeve Elektronike dhe Postare

35 000

9

Kryetar i Entit Rregullator tė Energjisė

35 000

10

Kryetar i Entit Rregullator tė Furnizimit me Ujė dhe Largimit e Pėrpunimit tė Ujėrave tė Ndotura

35 000

11

Kryetar i Inspektoratit tė Deklarimit tė Pasurive

35 000

12

Kryetar i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve

35 000

13

Kryetar i Akademisė sė Shkencave

35 000

14

Rektor i universiteteve

35 000

15

Zėvendėskryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė

35 000

16

Kryetar i Kėshillit tė Qarkut

35 000

17

Gjyqtarė tė Gjykatės sė Lartė dhe tė Gjykatės Kushtetuese

35 000

18

Anėtarė tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve

35 000

19

Kryetar i Gjykatės Shkallės sė Parė/Kryetar i Gjykatės sė Apelit

35 000

20

Drejtues i Prokurorisė pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, Apelit

35 000

21

Kryetar bashkie

30 000

22

Dekan i universiteteve

20 000

23

Avokat i Prokurimit Publik

30 000

 

 


Lidhja 3: Pėr pėrfitimin financiar mujor tė shėrbimit tė transportit, pėr disa funksione nė institucionet e varėsisė sė Kėshillit tė Ministrave dhe ministrive

 

 

Nr.

 

Kategoria e dytė

Pėrfitimi financiar mujor

(nė lekė)

1

Zėvendėsministėr

35 000

2

Sekretar i Pėrgjithshėm nė Presidencė/Kuvend/Kryeministri

35 000

3

Drejtor Kabineti nė Presidencė/ Kuvend /Kryeministri

35 000

4

Kėshilltar nė Presidencė/ Kuvend /Kryeministri

35 000

5

Gjeneral lejtnant dhe gjeneral major

20 000

6

Komandant i Forcave tė Armatosura tokėsore, detare, ajrore

20 000

7

Drejtor i Pėrgjithshėm i Tatimeve

20 000

8

Titullar i Zyrės Qendrore tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme

20 000

9

Drejtor i Pėrgjithshėm i Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave

20 000

10

Kryetar i Komitetit Shtetėror tė Kulteve

20 000

11

Drejtor i Pėrgjithshėm i Doganave

20 000

12

Drejtor i Pėrgjithshėm i Burgjeve

20 000

13

Titullar i Zyrės Qendrore tė ALUIZN-it

20 000

14

Sekretar i Pėrgjithshėm/drejtor kabineti nė ministri

15 000

15

Gjeneral Brigade

15 000

16

Prefekt

15 000

17

Avokat i Pėrgjithshėm i Shtetit

20 000

18

Drejtor i Pėrgjithshėm i Emergjencave Civile

15 000

19

Drejtues i policisė sė qarkut

15 000

20

Drejtues i SHISH-it tė qarkut

15 000

21

Drejtor i Pėrgjithshėm i ISSH-sė

15 000

22

Drejtor i Pėrgjithshėm i ISKSH-sė

15 000

23

Nėnkryetar/Sekretar i Akademisė sė Shkencave

20 000