LIGJ

Nr.8408,  datė 25.9.1998

 

PĖR POLICINĖ E NDĖRTIMIT

 

Nė mbėshtetje tė nenit 16 tė ligjit nr.7491, datė 29.4.1991 "Pėr dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

VENDOSI:

 

Neni 1

 

Policia e ndėrtimit ėshtė organ ekzekutiv, i armatosur, i specializuar pėr kontrollin e zbatimit tė ligjshmėrisė nė fushėn e punimeve tė ndėrtimit dhe tė urbanistikės.

 

Neni 2

 

Policia e ndėrtimit varet nga Ministria qė mbulon veprimtarinė nė fushėn e urbanistikės e tė ndėrtimit. Ajo pėrbėhet nga drejtoria e policisė sė ndėrtimit dhe degėt e saj, tė cilat zbatojnė detyrat e caktuara me ligj dhe me vendimet e Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė kėshillit tė rregullimit tė territorit nė rrethe e bashki.

 

Neni 3

 

Policia e ndėrtimit ka kėto kompetenca:

1. Tė kontrollojė dhe tė zbatojė dispozitat ligjore nė fushėn e urbanistikės dhe tė punimeve tė ndėrtimit.

2. Tė vendosė gjoba pėr shkeljen e dispozitave ligjore tė mėsipėrme. Njė pjesė e tė ardhurave tė krijuara prej tyre i kalojnė policisė sė ndėrtimit.

3. Tė pezullojė e tė marrė vendim pėr prishjen e ndėrtimit tė kundėrligjshėm.

 

Neni 4

 

Policia e ndėrtimit pezullon punimet e ndėrtimit tė objekteve, kur vėren shkelje tė kushteve teknike tė projektimit dhe tė kushteve teknike tė zbatimit nga persona fizikė e juridikė, vendas ose tė huaj dhe i propozon zyrės sė licencave pranė Ministrisė pėrkatėse heqjen e licencės sė drejtuesve teknikė tė tyre.

Kur kėrkohet nga institucionet e prokurorisė apo nga institucionet e interesuara, subjektet ndėrtimore, qė konkurrojnė nė procedura tenderimi, janė tė detyruara tė marrin njė vėrtetim zyrtar vlerėsimi nga organet e policisė sė ndėrtimit.

 

Neni 5

 

Policia e ndėrtimit, nė zbatim tė kushteve tė ligjit nr.8405, datė 17.9.1998 "Pėr urbanistikėn" dhe tė ligjit nr.8402, datė 10.9.1998 "Pėr kontrollin dhe disiplinimin e punimeve tė ndėrtimit", kontrollon dhe merr masat e duhura pėr pezullimin e punimeve, prishjen e ndėrtimit tė kundėrligjshėm, si dhe jep dėnimin me gjobė.

 

 

Neni 6

 

Policia e ndėrtimit pezullon e njofton Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr vendimet e marra nga kėshilli i rregullimit tė territorit tė rrethit ose i bashkisė, kur vėren shkelje tė ligjit nė vendimet e tyre.

 

Neni 7

 

Policia e ndėrtimit, pėr kryerjen e detyrave tė veta, bashkėpunon me organet e pushtetit lokal, prefekturat dhe policinė e rendit e atė bashkiake. Bashkėpunimi realizohet sipas akteve nėnligjore pėrkatėse.

 

Neni 8

 

Oficerė dhe agjentė tė policisė sė ndėrtimit, tė caktuar nga ministri qė mbulon veprimtarinė  nė fushėn e urbanistikės e tė ndėrtimit,  ushtrojnė funksionet e policisė gjyqėsore.

 

Neni 9

 

Policia e ndėrtimit ka uniformėn, pajisjet, makineritė dhe grupet speciale tė prishjes sė ndėrtimeve tė kundėrligjshme, qė pėrcaktohen nga Ministria e Punėve Publike dhe Transportit.

Punonjėsit e policisė sė ndėrtimit, qė do tė pajisen me armė zjarri dhe pajisje speciale, pėrcaktohen nga ministri qė mbulon veprimtarinė nė fushėn e urbanistikės e tė ndėrtimit nė bashkėpunim me ministrin e Rendit Publik.

 

Neni 10

 

Nė shėrbimin e policisė sė ndėrtimit pranohen shtetasit qė plotėsojnė kėto kėrkesa:

- tė jenė shtetas shqiptarė;

- tė kenė kryer shėrbimin e detyrueshėm ushtarak ose tė kenė shėrbyer nė Forcat e Armatosura;

- tė kenė, tė paktėn, arsimin e mesėm profesional kryesisht pėr ndėrtim;

- tė mos jenė dėnuar pėr vepra penale;

- tė jenė tė aftė nga ana fizike.

 

Neni 11

 

Kėshilli i Ministrave miraton strukturėn e policisė sė ndėrtimit dhe statusin e saj.

 

Neni 12

 

Ligji nr.7752, datė 28.9.1993 "Pėr policinė e ndėrtimit" dhe tė gjitha dispozitat qė bien nė kundėrshtim me kėtė ligj, shfuqizohen.

 

Neni 13

 

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr.2227, datė 5.10.1998 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Meidani