LIGJ

Nr. 8939, datė 12.9.2002

 

PĖR RATIFIKIMIN E “KONVENTĖS NR. 175 “PUNA ME KOHĖ TĖ PJESSHME, 1994” TĖ ORGANIZATĖS NDĖRKOMBĖTARE TĖ PUNĖS”

 

Nė mbėshtetje tė neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 121 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

 

KUVENDI

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

 

VENDOSI:

 

Neni 1

 

Ratifikohet “Konventa nr.175 “Puna me kohė tė pjesshme, 1994” e Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės”.

 

Neni 2

 

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

Shpallur me dekretin nr. 3482, datė 7.10.2002, tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu.

 

 

Konventa NR. 175

Konventa lidhur me punėn me kohė tė pjesshme

 

Konferenca e Pėrgjithshme e Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės, e thirrur nė Gjenevė nga Kėshilli Administrativ i Zyrės Ndėrkombėtare tė Punės dhe e mbledhur mė 7 qershor 1994, nė sesionin e saj tė 81-tė;

duke nėnvizuar rėndėsinė, pėr punonjėsit me kohė tė pjesshme, tė dispozitave tė konventės mbi barazinė e shpėrblimit,  1951; tė konventės lidhur me diskriminimin (punėsim dhe profesion), 1958; dhe tė konventės dhe rekomandimit mbi punonjės qė kanė pėrgjegjėsi familjare, 1981;

duke nėnvizuar gjithashtu rėndėsinė, pėr kėta punonjės, e konventės mbi nxitjen e punėsimit dhe mbrojtjen nga papunėsia, 1988, dhe tė rekomandimit lidhur me politikėn e punėsimit (dispozita plotėsuese), 1984;

duke njohur rėndėsinė qė merr pėr tė gjithė punėtorėt njė punėsim produktiv dhe i zgjedhur lirisht, rėndėsinė e punės me kohė tė pjesshme pėr ekonominė, nevojėn pėr politikat e punėsimit pėr tė marrė nė konsideratė rolin qė luan puna me kohė tė pjesshme nė krijimin e mundėsive suplementare tė punėsimit dhe nevojėn pėr tė siguruar mbrojtjen e punonjėsve me kohė tė pjesshme nė fushat e aksesit nė punėsim, kushteve tė punės dhe sigurimeve shoqėrore;

pasi kanė vendosur tė miratojnė propozime tė ndryshme lidhur me punėn me kohė tė pjesshme, ēėshtje qė pėrbėn pikėn e katėrt tė rendit tė ditės sė sesionit;

pasi kanė vendosur qė kėto propozime tė marrin formėn e njė konvente ndėrkombėtare.

Miraton, ditėn e 24 qershorit 1994, Konventėn e mėposhtme, e cila do tė quhet Konventa mbi punėn me kohė tė pjesshme, 1994.

 

Neni 1

 

Pėr qėllime tė kėsaj Konvente:

a) shprehja “punonjės me kohė tė pjesshme” tregon njė punonjės rrogėtar, kohėzgjatja  normale e tė cilit ėshtė mė e ulėt se ajo e punonjėsve me kohė tė plotė tė ndodhur nė njė situatė tė krahasueshme;

b) kohėzgjatja normale e punės e pėrmendur nė paragrafin a) mund tė llogaritet mbi njė bazė javore ose mesatarisht gjatė njė periudhe  punėsimi tė dhėnė;

c) shprehja “punonjės me kohė tė plotė i ndodhur nė njė situatė tė krahasueshme” i referohet njė punėtori me kohė tė plotė:

- qė ka tė njėjtin tip marrėdhėnieje punėsimi;

- qė kryen tė njėjtin tip pune ose njė tip pune tė ngjashėm, ose qė ushtron tė njėjtin tip profesioni, ose njė tip profesioni tė ngjashėm;

- i punėsuar nė tė njėjtin institucion ose, nė mungesė tė punonjėsve me kohė tė plotė, i ndodhur nė njė situatė tė krahasueshme nė kėtė institucion, nė tė njėjtėn ndėrmarrje ose, nė mungesė tė punonjėsve me kohė tė plotė, i ndodhur nė njė situatė tė krahasueshme nė kėtė ndėrmarrje, nė tė njėjtėn degė aktiviteti, si punėtori i pėrmendur me kohė tė pjesshme;

d) punonjėsit me kohė tė plotė nė papunėsi tė pjesshme, domethėnė tė prekur nga njė reduktim kolektiv dhe i pėrkohshėm i kohėzgjatjes sė tyre normale tė punės pėr arsye ekonomike, teknike apo strukturore, nuk konsiderohen si punonjės me kohė tė pjesshme.

 

Neni 2

 

Kjo Konventė nuk prek dispozitat mė tė favorshme tė konventave tė tjera ndėrkombėtare tė zbatueshme ndaj punonjėsve me kohė tė pjesshme.

 

Neni 3

 

1. Kjo Konventė zbatohet mbi tė gjithė punonjėsit me kohė tė pjesshme, duke ditur qė njė Anėtar mund, pas konsultash me organizatat mė tė pėrfaqėsuara tė punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve tė interesuar, tė pėrjashtojė plotėsisht apo pjesėrisht nga fusha e saj e aplikimit kategori tė veēanta punonjėsish apo ndėrmarrjesh, kur zbatimi i saj ndaj tyre ngre probleme tė veēanta tė njė rėndėsie qė nuk mund tė neglizhohet.

2. Ēdo Anėtar i cili ratifikon kėtė Konventė dhe qė zbaton mundėsinė e ofruar  nė paragrafin paraardhės duhet, nė raportet e tij mbi aplikimin e Konventės tė paraqitura sipas nenit 22 tė Kushtetutės sė Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės, tė tregojė ēdo kategori tė veēantė punonjėsish apo ndėrmarrjesh tė pėrjashtuara, si dhe arsyet pėr tė cilat ky pėrjashtim ka qenė dhe mbetet i nevojshėm.

 

Neni 4

 

Duhen  marrė masa me qėllim qė punonjėsit me kohė tė pjesshme tė pėrfitojnė tė njėjtėn mbrojtje si ajo qė pėrfitojnė punonjėsit me kohė tė plotė; duke u ndodhur nė njė situatė tė krahasueshme pėr sa i pėrket:

a) tė drejtės sė organizimit, tė drejtės sė negocimit kolektiv dhe tė drejtės sė veprimit nė cilėsinė e pėrfaqėsuesve tė  punėmarrėsve;

b) sigurisė dhe shėndetit nė punė;

c) diskriminimit nė punėsim dhe nė profesion.

 

Neni 5

 

Duhen marrė masa, nė pėrputhje me legjislacionin dhe praktikėn kombėtare, qė punonjėsit me kohė tė pjesshme tė mos marrin, pėr tė vetmen arsye se ata punojnė nė kohė tė pjesshme, njė rrogė bazė, e cila, e llogaritur nė mėnyrė proporcionale  mbi njė bazė orėsh, rendimenti apo me copė, tė jetė mė e vogėl se rroga bazė, e llogaritur sipas tė njėjtės metodė, e punonjėsve me kohė tė plotė tė ndodhur nė tė njėjtėn situatė tė krahasueshme.

 

Neni 6

 

Regjimet legale tė sigurisė sociale qė janė tė lidhura me ushtrimin e njė aktiviteti profesional duhet tė pėrshtaten nė mėnyrė tė tillė qė punonjėsit me kohė tė pjesshme tė pėrfitojnė nga kushtet ekuivalente me ato tė punonjėsve me kohė tė plotė tė ndodhur nė njė situatė  tė krahasueshme; kėto kushte do tė mund tė pėrcaktohen nė proporcion me kohėzgjatjen e punės, kuotizacionet ose fitimet, ose me  metoda tė tjera, nė pėrputhje me legjislacionin dhe praktikėn kombėtare.

 

Neni 7

 

Duhen marrė masa, me qėllim qė punonjėsit me kohė tė pjesshme tė pėrfitojnė nga kushte ekuivalente me ato tė punonjėsve me kohė tė plotė tė ndodhur nė njė situatė tė krahasueshme nė fushat e mėposhtme:

a) mbrojtja e mėmėsisė;

b) ndėrprerja e marrėdhėnieve tė punės;

c) leje vjetore e paguar dhe ditė pushimi (festash) tė paguara;

d) pushime pėr sėmundje;

duke ditur qė kėto pagesa nė para do tė mund tė pėrcaktohen nė proporcion me kohėzgjatjen e punės apo fitimin.

 

Neni 8

 

1. Punonjėsit me kohė tė pjesshme, kohėzgjatja e punės apo fitimi i tė cilėve janė mė tė ulta se disa pragje tė pėrcaktuara, do tė mund tė pėrjashtohen nga Anėtari:

a) nga fusha e zbatimit tė ndonjėrit prej regjimeve ligjore tė sigurimeve shoqėrore tė parashikuar nė nenin 6, me pėrjashtim tė rasteve tė pagesave pėr aksidente nė punė dhe sėmundje profesionale;

b) nga fusha e zbatimit e ndonjėrės prej masave tė miratuara nė fushat e pėrmendura nė nenin 7, me pėrjashtim tė masave mbrojtėse tė mėmėsisė, pėrveē atyre qė janė parashikuar nga regjimet legale tė sigurimeve shoqėrore.

2. Pragjet e pėrmendura nė paragrafin 1 duhet tė jenė nė mėnyrė tė mjaftueshme tė ulta pėr tė mos pėrjashtuar njė pėrqindje tė lartė pa tė drejtė tė punonjėsve me kohė tė pjesshme.

3. Njė Anėtar qė pėrfiton nga mundėsia e parashikuar nė paragrafin 1 si mė sipėr duhet:

a) tė rishikojė periodikisht pragjet nė fuqi;

b) tė saktėsojė, nė raportet e tij mbi zbatimin e konventės tė paraqitur, nė bazė tė nenit 22 tė Kushtetutės sė Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės, pragjet nė fuqi dhe arsyet e tyre dhe tė tregojė nėse synohet tė shtrihet progresivisht mbrojtja ndaj punonjėsve tė pėrjashtuar.

4. Organizatat mė tė pėrfaqėsuara tė punėdhėnėsve dhe tė punėmarrėsve duhet tė konsultohen nė lidhje me fiksimin, rishqyrtimin dhe rishikimin e pragjeve tė parashikuara nė kėtė nen.

 

Neni 9

 

1. Duhen marrė masa pėr tė lehtėsuar aksesin nė punėn me kohė tė pjesshme produktive dhe e zgjedhur nė mėnyrė tė lirė, e cila u pėrgjigjet si nevojave tė punėdhėnėsve, ashtu dhe tė punėmarrėsve, me kusht qė mbrojtja e parashikuar nė nenet 4 dhe 7, si mė sipėr tė jetė e siguruar.

2. Kėto masa duhet tė pėrmbajnė:

a) rishqyrtimin e dispozitave tė legjislacionit, qė mund tė pengojnė ose tė inkurajojnė punėn me kohė tė pjesshme ose pranimin e kėtij tipi pune;

b) pėrdorimin e shėrbimeve tė punėsimit kur ato ekzistojnė pėr t’i identifikuar dhe pėr t’i bėrė tė njohura mundėsitė e punės me kohė tė pjesshme gjatė veprimtarive tė tyre informuese dhe ndėrmjetėsuese;

c) njė vėmendje tė veēantė, nė kuadrin e politikave tė punėsimit, ndaj nevojave dhe preferencave tė grupeve specifike tė tillė si tė papunė, punonjės qė kanė pėrgjegjėsi familjare, punonjės tė moshuar, punonjės hendikap dhe punonjės qė punojnė ose janė nė formim (kualifikim).

3. Kėto masa mund tė pėrmbajnė, gjithashtu, kėrkime dhe shpėrndarjen e informacioneve mbi masėn nė tė cilėn puna me kohė tė pėrkohshme u pėrgjigjet objektivave ekonomike dhe sociale tė punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve.

 

Neni 10

 

Nė rastet e duhura, duhen marrė masa me qėllim qė transferta nga njė punė me kohė tė plotė nė njė punė me kohė tė pjesshme ose e anasjellta, tė jetė vullnetare, nė pėrputhje me legjislacionin dhe praktikėn kombėtare.

 

Neni 11

 

Dispozitat e kėsaj Konvente duhet tė vihen nė jetė nėpėrmjet legjislacionit, pėrveēse kur atyre u jepet fuqi me anė tė marrėveshjeve kolektive ose me ēdo lloj mjeti tjetėr nė pėrputhje me praktikėn kombėtare. Organizatat mė tė pėrfaqėsuara tė punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve duhet tė konsultohen paraprakisht pėr miratimin e njė legjislacioni tė tillė.

 

Neni 12

 

Ratifikimet zyrtare tė kėsaj Konvente do t’i komunikohen Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Zyrės Ndėrkombėtare tė Punės dhe do tė regjistrohen prej tij.

 

Neni 13

 

1. Kjo konventė do tė lidhė vetėm Anėtarėt e Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės, ratifikimi i sė cilės do tė ketė qenė i regjistruar nga Drejtori i Pėrgjithshėm.

2. Ajo do tė hyjė nė fuqi 12 muaj pasi ratifikimet e dy Anėtarėve do tė kenė qenė tė regjistruara nga Drejtori i Pėrgjithshėm.

3. Mė pas, kjo Konventė do tė hyjė nė fuqi pėr ēdo Anėtar 12 muaj pas datės nė tė cilėn ratifikimi  i saj do tė jetė regjistruar.

 

Neni 14

 

1. Ēdo Anėtar qė ka ratifikuar kėtė Konventė mund ta denoncojė atė nė mbarim tė njė periudhe dhjetėvjeēare pas datės sė hyrjes fillestare nė fuqi tė Konventės, me anė tė njė akti qė i komunikohet Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Zyrės Ndėrkombėtare tė Punės dhe tė regjistruar prej tij. Denoncimi do tė marrė forcė vetėm pas njė viti nga regjistrimi i saj.

2. Ēdo Anėtar qė ka ratifikuar kėtė Konventė, i cili, nė afatin e njė viti pas mbarimit tė periudhės dhjetėvjeēare tė pėrmendur nė paragrafin e mėsipėrm nuk do tė pėrdorė tė drejtėn e denoncimit tė parashikuar nga ky nen, do tė lidhet pėr njė periudhė tė re dhjetėvjeēare, dhe, nė vazhdim, do tė mund tė denoncojė kėtė Konventė nė mbarim tė ēdo periudhe dhjetėvjeēare nė kushtet e parashikuara nė kėtė nen.

 

Neni 15

 

1. Drejtori i Pėrgjithshėm i Zyrės Ndėrkombėtare tė Punės do t’i njoftojė tė gjithė Anėtarėve tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės regjistrimin e tė gjitha ratifikimeve dhe denoncimeve qė do t’i komunikohen atij nga Anėtarėt e Organizatės.

2. Duke u njoftuar Anėtarėve tė Organizatės regjistrimin e ratifikimit tė dytė qė do t’i jetė komunikuar atij, Drejtori i Pėrgjithshėm do tė tėrheqė vėmendjen e Anėtarėve tė Organizatės mbi datėn nė tė cilėn kjo Konventė do tė hyjė nė fuqi.

 

Neni 16

 

Drejtori i Pėrgjithshėm i Zyrės Ndėrkombėtare tė Punės do t’i komunikojė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, pėr qėllime regjistrimi, nė pėrputhje me nenin 102 tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, tė dhėna tė plota lidhur me ēdo ratifikim ose akt denoncimi qė ai do tė ketė regjistruar nė pėrputhje me nenet e mėsipėrme.

 

Neni 17

 

Sa herė qė do ta gjykojė tė nevojshme, Kėshilli Administrativ i Zyrės Ndėrkombėtare tė punės do t’i paraqesė Konferencės sė Pėrgjithshme njė raport mbi zbatimin e kėsaj Konvente dhe do tė shqyrtojė, nėse ka vend, regjistrimin nė rendin e ditės tė ēėshtjes sė rishikimit tė saj total ose tė pjesshėm.

 

Neni 18

 

1. Nė rastin kur Konferenca do tė miratonte njė konventė tė re, qė do tė rishikonte nė mėnyrė tė plotė ose tė pjesshme kėtė Konventė, dhe nėse konventa e re nuk parashikon ndryshe:

a) ratifikimi nga njė Anėtar i konventės sė re qė bėn rishikimin, do tė sillte me plot tė drejtė, pavarėsisht nenit 14 mė sipėr, denoncimin e menjėhershėm tė kėsaj Konvente, me kusht qė konventa e re qė bėn rishikimin tė ketė hyrė nė fuqi;

b) duke u nisur nga data e hyrjes nė fuqi tė konventės sė re qė pėrmban rishikim, kjo Konventė do tė pushonte sė qeni e hapur pėr ratifikim tė Anėtarėve.

2. Kjo Konventė do tė mbetej megjithatė nė fuqi nė formė dhe nė pėrmbajtje pėr Anėtarėt qė do ta kishin ratifikuar dhe qė nuk do tė ratifikonin Konventėn qė pėrmban rishikim.

 

Neni 19

 

Versionet frengjisht dhe anglisht tė tekstit tė kėsaj Konvente janė tė njėjtė.