UDHĖZIM

Nr. 1829, datė 17.3.2011

 

PĖR DHĖNIEN ME QIRA PĖR SHFRYTĖZIMIN E MONUMENTEVE TĖ KULTURĖS

 

Nė mbėshtetje tė nenit 102 pika 4 tė Kushtetutės, tė pikės 10 tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.1712, datė 24.12.2008 "Pėr dhėnien me qira ose enfiteozė tė pasurive shtetėrore", si dhe nė vijim tė ligjit nr.9048, datė 7.4.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", tė ndryshuar,

 

 UDHĖZOJ:

 

I. Monumentet e kulturės qė rijetėzohen, kriteret e konkurrimit e drejta, kompetencat dhe afatet

1. Monumentet e kulturės rijetėzohen pėr qėllime administrative dhe social-kulturore, me kusht qė funksioni i ri tė mos dėmtojė vlerėn e monumentit nėpėrmjet procedurės sė konkurrimit.

Pėrjashtohen nga konkurrimi dhėnia me qira e sipėrfaqeve deri nė 200 m2 , tė cilat jepen me afat deri nė 1 vit.

2. Kriteret e vlerėsimit tė konkurrimit nė rijetėzimin e monumenteve tė kulturės (dhėnien me qira) janė si mė poshtė vijon:

a) Projektpreventivi i restaurimit dhe rijetėzimit nė tri kopje, i hartuar nga subjekte tė licencuara ose institucione shtetėrore tė specializuara;

b) Projekti i gjendjes ekzistuese, sė bashku me dokumentacionin teknik dhe fotografitė, si dhe njė prezantim i plotė nė power-point;

c) Niveli i investimit;

d) Niveli i punėsimit;

e) Eksperienca tė mėparshme tė subjektit hartues tė projektit nė restaurim;

f) Tarifa e qirasė mujore.

3. Tė drejtėn e lidhjes sė kontratės sė shfrytėzimit (rijetėzimit) tė monumentit e ka ministria pėrgjegjėse pėr trashėgiminė kulturore, me njė afat qė do tė vendoset rast pas rasti nga Kėshilli Kombėtar i Restaurimeve.

II. Procedurat qė ndiqen pėr rijetėzimin (dhėnien me qira) tė monumenteve tė kulturės

1. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pėr monumentin qė rijetėzohet, pėrgatit dokumentacionin, si vijon:

a) Propozimin (nga institucionet e specializuara siē pėrcaktohet nė pikėn 12 tė nenit 3 tė ligjit nr.9048, datė 7.4.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", pėr rijetėzimin e tij), i cili pėrmban edhe objektin e veprimtarive qė mund tė ushtrohen nė monument.

b) Gentplanin e objektit, ku tė jetė shėnuar sipėrfaqja e truallit gjithsej, sipėrfaqja e truallit nėn ndėrtesė dhe sipėrfaqja e truallit tė lirė funksional (jo nėn ndėrtesė) tė konfirmuar nga IMK-ja.

c) Vlerėn dysheme tė detyrimit mujor sipas kreut III pika 1/b tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.1712, datė 24.12.2008 "Pėr dhėnien me qira ose enfiteozė tė pasurive shtetėrore".

Pas pėrgatitjes sė dokumentacionit, pėrgatitet urdhri i titullarit pėr shpalljen e procedurave pėr dhėnien pėr rijetėzim.

2. Urdhri i titullarit tė institucionit, pėr rijetėzimin me konkurrim, tė monumentit tė kulturės, me kėtė pėrmbajtje:

a) Tė dhėnat e objektit: emėrtimi, sipėrfaqja, qėllimi i pėrdorimit, ēmimi dysheme, afati.

b) Aktiviteti qė mund tė ushtrohet nė objekt.

c) Pikėt vlerėsuese pėr elementet e konkurrimit, tė pėrcaktuara sipas pikės 2 tė kapitullit I tė kėtij udhėzimi, tė cilat caktohen, rast pas rasti, nga titullari i institucionit;

ē) Vendi, data dhe ora ku paraqiten dokumentet e konkurruesve.

d) Pėrbėrja e komisionit tė ndjekjes sė procedurave tė rijetėzimit tė konkurrentėve.

dh) Dokumentacioni qė do tė paraqitet nė konkurrim nga konkurrentėt.

Kėtij urdhri i bashkėlidhet edhe njoftimi pėr botim.

3. Njoftimi pėr botim pėr rijetėzimin e monumentit tė kulturės shpallet 2 herė nė buletinin shtetėror tė njoftimeve dhe pėrmban: tė dhėnat pėr objektin, kategorizimin e aktivitetit, pikėt vlerėsuese pėr elementet e konkurrimit, dokumentacionin qė do tė paraqitet nga konkurrentėt, si dhe vendin, datėn dhe orėn e paraqitjes sė dokumentacionit. Data e konkurrimit tė jetė jo mė parė se 7 ditė kalendarike pas datės sė fundit tė publikimit.

4. Dokumentacioni pėr rijetėzimin e monumentit tė kulturės, qė duhet tė paraqesin konkurrentėt, i dorėzohet komisionit dhe pėrmban:

a) Kėrkesėn e subjektit pėr rijetėzimin e monumentit tė kulturės;

b) Planbiznesin e detajuar, pėr vėnien nė funksionim tė monumentit tė kulturės, ku tė pėrshkruhet qartė plani i punėsimit, plani i investimeve, si dhe treguesit qė do tė realizohen;

c) Ofertėn pėr tarifėn mujore tė qirasė;

d) Certifikatėn e regjistrimit tė subjektit nė QKR ose vendimin e regjistrimit nė gjykatė;

e) Vėrtetim nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqėrore;

f) Vėrtetim qė subjekti konkurrues nuk ėshtė nė ndjekje penale;

g) Vėrtetim qė subjekti konkurrues nuk ėshtė nė proces gjyqėsor pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ushtrimin e aktivitetit.

5. Komisioni i ndjekjes sė procedurave pėrbėhet nga jo mė pak se 5 anėtarė dhe ka nė pėrbėrje tė tij njė ekonomist, njė jurist, njė inxhinier ose arkitekt, dy specialistė tė fushės nga institucione tė specializuara, siē pėrcaktohet nė pikėn 12 tė nenit 3 tė ligjit nr.9048, datė 7.4.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", i ndryshuar.

6. Komisioni i ndjekjes sė procedurave pėr rijetėzimet e monumenteve tė kulturės kryen kėto detyra:

a) Bėn protokollimin e kėrkesave dhe hap nė prani tė konkurrentėve dokumentacionin e paraqitur prej tyre. Kur dokumentacioni i paraqitur nuk ėshtė i plotė, konkurrenti skualifikohet nė prani tė tij. Komisioni lexon dhe bėn tė njohur, nė prani tė konkurrentėve tė kualifikuar pėr pjesėmarrje nė konkurrim, tė dhėnat kryesore e pėr ēdo ofertė tė paraqitur.

b) Harton procesverbalin e zhvillimit tė konkurrimit, ku pėrshkruan pjesėmarrėsit, konkurrentėt e skualifikuar dhe shkakun, konkurrentėt e kualifikuar dhe listėn e dokumenteve tė paraqitura prej tyre.

c) Brenda 5 ditėve i paraqet Kėshillit Kombėtar tė Restaurimit njė raport pėrmbledhės pėr zhvillimin e konkurrimit dhe tė gjithė dokumentacionin pėrkatės, sė bashku me procesverbalin e zhvillimit tė konkurrimit dhe listėn e konkurruesve tė kualifikuar.

7. KKR-ja pas shqyrtimit tė projekteve tė paraqitura, vlerėson me pikė ēdo element konkurrimi, sipas pėrcaktimit nė urdhrin e titullarit. Subjektit, qė paraqet vlerėn mė tė lartė tė propozuar, i jepen pikėt maksimale pėr ēdo element konkurrimi, ndėrsa subjekteve tė tjera pikėt u llogariten nė pėrpjesėtim tė drejtė me vlerėn mė tė lartė, tė propozuar. Nė pėrfundim, konkurruesit renditen nė bazė tė pikėve tė pėrfituara. Kėshilli Kombėtar i Restaurimit vendos pėr subjektin fitues tė konkurrimit. Subjekti fitues njoftohet me shkrim mbi vendimin e Kėshillit Kombėtar tė Restaurimit dhe ėshtė i detyruar tė zbatojė vėrejtjet teknike tė Kėshillit Kombėtar tė restaurimeve, tė cilat do t'i bėhen me dije.

8. Nė pėrcaktimin e fituesit rėndėsi e veēantė i kushtohet cilėsisė sė projektit mė tė pėrshtatur me monumentin dhe funksionin e tij. Rast pas rasti do tė merren nė konsideratė dhe parametrat pėr infrastrukturėn dhe elementet e vizitueshmėrisė tė lidhura me monumentin (rrugė, ndriēim, tabela etj.). Njoftimi pėr shpalljen fitues vendoset nė kėndin e njoftimeve tė MTKRS-sė.

9. Subjektet konkurruese, brenda 5 ditėve nga shpallja e subjektit fitues, kanė tė drejtėn e ankimimit te ministri pėrgjegjės pėr trashėgiminė kulturore, i cili brenda 10 ditėsh i pėrgjigjet ankuesit me shkrim; vendimi i ministrit pėrgjegjės pėr trashėgiminė kulturore ėshtė pėrfundimtar.

10. Pas pėrfundimit tė procedurave tė mėsipėrme, komisioni i ndjekjes sė procedurave tė rijetėzimit, fillon procedurat pėr hartimin dhe lidhjen e kontratės sė shfrytėzimit e rijetėzimit tė monumentit tė kulturės.

11. Para nėnshkrimit tė kontratės sė shfrytėzimit e rijetėzimit, subjekti ėshtė i detyruar tė kryejė pagesėn e garancisė sė kontratės. Garancia e kontratės do tė jetė 10% e vlerės sė investimit. Garancia rri e ngurtėsuar deri nė fund tė kontratės.

III. Nxitja e biznesit

1. Pėr monumentet e kulturės,qė jepen me qira me sipėrfaqe mbi 200 m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, kur subjekti qė i ka marrė me qira  vėrteton se ka plotėsuar kriteret e mėposhtme:

a) Pėr punėsimin mesatar vjetor, tė vėrtetuar nga dega e sigurimeve shoqėrore:

i) kur punėsohen 5 - 15 veta, zbritja ėshtė 10 pėr qind;

ii) kur punėsohen 16 - 25 veta, zbritja ėshtė 20 pėr qind;

iii) kur punėsohen mbi 26 veta, zbritja ėshtė 30 pėr qind;

b) Pėr investimet e kryera:

i) 5 000 000 (pesė milionė) lekė deri nė 15 000 000 (pesėmbėdhjetė milionė) lekė, zbritja ėshtė 10 pėr qind;

ii) 15 000 000 (pesėmbėdhjetė milionė) lekė deri nė 25 000 000 (njėzet e pesė milionė) lekė, zbritja ėshtė 20 pėr qind;

iii) mbi 25 000 000 (njėzet e pesė milionė) lekė, zbritja ėshtė 30 pėr qind.

Ulja e vlerės sė detyrimit mujor zbatohet si shumė e tė dyja kritereve tė mėsipėrme.

2. Ulja e vlerės sė detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri nė pėrfundimin e afatit tė kontratės sė qirasė, ndėrsa ulja e vlerės sė detyrimit mujor nga niveli i punėsimit vlen pėr 1 (njė) vit, nė funksion tė vėrtetimit vjetor tė punėsimit, tė lėshuar nga institucionet shtetėrore pėrkatėse.

3. Pėr pėrfitimin e zbritjes sė detyrimit mujor, qiramarrėsi i paraqet ministrit pėrgjegjės pėr trashėgiminė kulturore, kėrkesė tė shoqėruar me dokumentacionin:

a) Vėrtetim pėr punėsimin mesatar vjetor tė realizuar nė vitin pėrkatės, lėshuar nga institucionet shtetėrore pėrkatėse;

b) Raport i ekspertit kontabėl pėr investimet e realizuara nga qiramarrėsi nė objektin e marrė me qira dhe tė paraqitura nė bilancet financiare tė shoqėrisė qiramarrėse;

c) Bilancin financiar tė shoqėrisė qiramarrėse pėr vitin pėrkatės, tė dorėzuar nė degėn e tatimeve.

IV. Kontratat e shfrytėzimit

1. Monitorimi i kontratės sė nėnshkruar bėhet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės qė ka nė administrim objektin e dhėnė me qira dhe ka kėto detyra:

a) Me lidhjen e kontratės sė qirasė, bėhet dorėzimi i objektit tė pėrshkruar nė kontratė dhe tė gentplanit tė qiramarrėsi me procesverbal, si dhe e merr atė nė dorėzim kur mbaron afati i kontratės ose kur kontrata zgjidhet para afatit. Nė procesverbal pėrshkruhet qartė gjendja fizike e pronės dhe shoqėrohet me pamje fotografike tė ēastit.

b) Ndjek nė vijueshmėri respektimin e kushteve tė kontratės sė qirasė dhe raporton pranė ministrit pėrgjegjės pėr trashėgiminė kulturore.

2. Instituti i Monumenteve tė Kulturės raporton ēdo tre muaj te ministri pėrgjegjės pėr trashėgiminė kulturore, pėr realizimin e derdhjeve tė detyrimeve tė qirasė dhe tė treguesve tė tjerė, pėr kontratat e lidhura, sipas pikės 3 tė kapitullit I tė kėtij udhėzimi, shoqėruar me mandatpagesat dhe ēdo dokumentacion tjetėr, tė vlefshėm.

3. Ēdo ndryshim i kushteve tė kontratės, i kėrkuar nga kontraktuesi, bėhet me miratimin e ministrit pėrgjegjės pėr trashėgiminė kulturore.

4. Tė ardhurat, qė krijohen nga dhėnia me qira e monumenteve tė kulturės ndahen, si mė poshtė vijon:

- 10 pėr qind Buxheti i Shtetit;

- 90 pėr qind Instituti i Monumenteve tė Kulturės, qė ka nė administrim objektin e dhėnė me qira.

5. Zbatimi i projektit sipas vendimit tė KKR-sė do tė kryhet nga subjekte tė licencuara, kolaudimi do tė bėhet nga specialistė tė IMK-sė nė pėrputhje me ligjin nr.9048, datė 7.4.2003 "Pėr trashėgiminė kulturore", tė ndryshuar dhe vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr.426, datė 13.7.2007 "Pėr miratimin e Kartės Shqiptare tė Restaurimit". Specialistėt do tė shpėrblehen nė masėn e caktuar nė kontratė tė veēantė lidhur mes subjektit fitues dhe kolaudatorit.

6. Tė gjitha subjektet qė kanė marrė pėr shfrytėzim mė qira me afat 1-vjeēar monumente kulture, nė rast se afatet e kontratės kanė mbaruar, duhet tė bėjnė kėrkesė pėr shfytėzimin e monumenteve tė kulturės pranė IMK.

7. Udhėzimi nr.3068, datė 5.5.2009 "Pėr dhėnien me qira ose enfiteozė pėr shfrytėzimin e monumenteve tė kulturės" revokohet.

 Ky udhėzim hyn nė fuqi menjėherė.

 

MINISTRI I TURIZMIT,

KULTURĖS, RINISĖ DHE SPORTEVE

Ferdinand Xhaferaj