UDHĖZIM

Nr.4, datė 17.2.2010

 

PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ UDHĖZIMIN NR.1, DATĖ 13.6.2000 TĖ KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE “PĖR STRUKTURĖN E RENDITJES SĖ PUNĖVE NĖ SHĖRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINĖ PĖRKATĖSE DHE PĖRSHKRIMIN PĖRGJITHĖSUES TĖ ROLIT TĖ SEKRETARIT TĖ PĖRGJITHSHĖM NĖ KĖTĖ SHĖRBIM”, TĖ NDRYSHUAR

 

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė nenit 11 tė ligjit nr.8549, datė 11.11.1999 “Statusi i nėpunėsit civil”, me propozimin e Ministrit tė Brendshėm, Kėshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

Nė udhėzimin nr.1, datė 13.6.2000 tė Kėshillit tė Ministrave, tė ndryshuar, tė bėhen kėto shtesa dhe ndryshime:

1. Nė fund tė titullit “Klasa I-nėpunės civilė tė nivelit tė lartė drejtues” tė aneksit nr.2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje:

“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė u pėrkasin shkallėve 19, 21 e 22, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND) ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barasvlefshme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė.”.

2. Nė fund tė titullit “Klasa II-nėpunės civilė tė nivelit tė mesėm drejtues” tė aneksit nr.2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje:

“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė u pėrkasin shkallėve 16 e 18, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND) ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barasvlefshme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė.”.

3. Nė titullin “Klasa III-nėpunės civilė tė nivelit tė ulėt drejtues” tė aneksit nr.2, tė bėhen ndryshimet dhe shtesat e mėposhtme:

a) Paragrafi i parė ndryshohet, si mė poshtė vijon:

“Nė kėtė klasė pėrfshihen shkallėt: 12, 13 dhe 14”;

b) Nė fund tė titullit “Klasa III- nėpunės civilė tė nivelit tė ulėt drejtues” tė aneksit nr.2, shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje:

“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė u pėrkasin shkallėve 13 e 14, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė dytė” (DND) ose “Diplomė tė integruar tė nivelit tė dytė” (DIND), ose diploma tė barasvlefshme me to, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė, ndėrsa nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallės 12, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė parė” (DNP) ose diploma tė barasvlefshme me kėtė diplomė, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė, sė bashku me njė diplomė “Master i nivelit tė parė” (MNP).”.

c) Nė fund tė titullit “Klasa IV-nėpunės civilė tė nivelit ekzistues” tė aneksit nr.2, tė shtohet njė paragraf, me kėtė pėrmbajtje:

“Nėpunėsit e emėruar nė pozicionet, qė i pėrkasin shkallėve 8 e 10, duhet tė kenė tė paktėn njė “Diplomė tė nivelit tė parė” (DNP), ose diplomė tė barasvlefshme me tė, sipas legjislacionit tė arsimit tė lartė.”.

Ky udhėzim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI

Sali Berisha