UDHĖZIM

Nr.69, datė 29.1.2009

 

PĖR PROCEDURAT E LIKUIDIMIT TĖ SHOQĖRIVE SHTETĖRORE

 

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutes, tė ligjit nr.9901, datė 14.4.2008 “Pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare”, dhe tė ligjit nr.7926, datė 20.4.1995 “Pėr transformimin e ndėrmarrjeve shtetėrore nė shoqėri tregtare”, tė ndryshuar, Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės

 

UDHĖZON:

 

1. Me shpalljen e shoqėrisė nė likuidim, procedurat bėhen nė pėrputhje me  seksionin V, “Likuidimi” tė kreut VI “Dispozita tė pėrbashkėta pėr tė gjitha format e shoqėrive”, tė ligjit nr.9901, datė 14.4.2008 “Pėr tregtarėt dhe shoqėritė tregtare”.

 2. Operacionet e likuidimit kryhen nga likuidatori, i cili pėrfaqėson shoqėrinė, dhe ka pėr objekt mbylljen e llogarive dhe ēregjistrimin e shoqėrisė, nė pėrputhje me ligjin nr.9723, datė 3.5.2007 “Pėr Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit”.

3. Me kalimin e shoqėrisė nė likuidim hartohet bilanci i likuidimit, i cili verifikohet dhe vėrtetohet nga eksperti kontabėl i autorizuar. Bilanci, pėr efekt likuidimi, miratohet nga Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės dhe shėrben si pikėnisje pėr identifikimin e aseteve, elemente tė pasurisė, qė do tė likuidohet.

4. Me shpalljen e shoqėrisė nė likuidim, pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme, shiten nėpėrmjet ankandit, pas publikimit nė Buletinin e Njoftimeve tė Agjencisė sė Prokurimit Publik. Njoftimi pėr shitje bėhet dy herė radhazi, nga data e dėrgimit tė njoftimit pėr shitje, si dhe vendoset edhe nė mjediset e shoqėrisė e nė objektin, qė do tė shitet. Njoftimi nė Agjencinė e Prokurimit Publik bėhet dhe ndiqet nga Drejtoria e Administrimit tė Pronės Publike, nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, ku do tė bėhet edhe shpėrndarja e dokumenteve personave tė interesuar.

5. Ankandet pėr shitjen e pasurive tė shoqėrive tregtare shtetėrore nė likuidim bėhen nė mjediset e Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

6. Komisioni i ankandit pėrbėhet nga jo mė pak se 3 veta, tė cilėt pėrcaktohen me urdhėr tė Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

7. Bazuar nė pikėn 4 tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr.1638, datė 17.12.2008 “Pėr kriteret e vlerėsimit tė pronės shtetėrore qė privatizohet apo transformohet dhe pėr procedurėn e shitjes” nė ankandet pėr shitjen e pasurive tė kėtyre shoqėrive nuk zbatohet, pėr ish-pronarėt, e drejta e parablerjes. Ata marrin pjesė nė ankand si tė gjithė tė tjerėt. Nė rastet e shpalljes fitues, ish-pronarėve u zbritet vlera e truallit, e njohur dhe e kthyer me vendim tė komisionit tė kthimit dhe kompensimit tė pronave.

8. Gjatė zhvillimit tė ankandit mbahet procesverbal, ku evidentohen emrat e anėtarėve tė komisionit tė ankandit, emrat e konkurruesve nė ankand dhe emri i personit tė shpallur fitues. Fituesi lidh kontratė pėr blerjen e objektit, pas pagesės sė plotė tė vlerės sė objektit, pėrfshirė dhe TVSH (20%), pėr asetet, qė janė objekt i saj.  Pagesa nė asnjė rast nuk mund tė bėhet me letra me vlerė ose bono privatizimi. Me lidhjen e kontratės, likuidatori bėn dorėzimin e objektit, nėpėrmjet aktit tė dorėzimit.

9. Nėse personi, qė ka fituar tė drejtėn e blerjes sė objektit, nuk paguan brenda 30 ditėve nga data e shpalljes fitues, vlerėn e ēmimit tė arritur nė ankand, ai e humbet tė drejtėn e blerjes, si dhe tė marrjes pjesė nė ankandin, qė do tė zhvillohet pėr rishitjen e kėtij objekti. Gjithashtu, pagesa prej 20 pėr qindėsh, e ngurtėsuar pėr pjesėmarrje, nuk kthehet. Objekti rishpallet pėr shitje, duke zbatuar procedurat e publikimit, sipas pėrcaktimeve nė kėtė udhėzim.

10. Vlera fillestare e ankandit pėr shitjen e objekteve, tė truallit dhe makinerive e pajisjeve ėshtė vlera e pėrcaktuar nga ekspertėt vlerėsues, tė emėruar nga Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, me kėrkesėn e likuidatorit tė shoqėrisė, nė pėrputhje me ēmimet e tregut. Kėsaj vlere i shtohet vlera sipas kontabilitetit e inventarit ekonomik, si dhe vlera e mjeteve tė xhiros tė objektit pėrkatės.

11. Likuidatori ngre njė komision pėr vlerėsimin e mjeteve tė xhiros, si mė poshtė vijon:

a) Artikujt e grupit “a”, qė kanė vlerė tregtimi me qarkullim normal, vlerėsohen me ēmimin e shitjes me shumicė nė treg.

b) Artikujt, qė kanė vlerė tregtimi, por me qarkullim tė ngadalshėm, vlerėsohen me vlerėn kontabėl tė mbetur.

c) Artikujt e grupit “c”, qė nuk gjejnė treg shitjeje, vlerėsohen me vlerėn kontabėl, qė kanė pasur nė kohėn kur kanė hyrė nė magazinė shumėzuar me koeficientin 0.1.

ē) Pėr metalet me ngjyrė, si bakri, alumini, plumbi, zinku, kallaji, nikeli, ari dhe argjendi, vlera fillestare e ankandit, pėr rastet kur ēmimi nė treg ėshtė mė i lartė se vlera kontabėl e tyre nė bilanc,  llogaritet referuar ēmimit tė bursės sė Londrės (LME). Nė rast se nuk realizohet shitja me vlerėn e llogaritur sipas LME-sė, shoqėria cakton vlera tė reja, deri nė vlerėn kontabėl tė mallit.

12. Raportet e vlerėsimit tė ekspertėve vlerėsues, si dhe raportet e komisionit miratohen para publikimit, nga Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

13. Para publikimit tė objektit pėr shitje, shoqėria kėrkon, nė zyrat e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, hartėn treguese pėrkatėse.

14. Nė rast se nuk realizohet shitja me vlerat e pėrcaktuara nga ekspertėt vlerėsues, objekti  publikohet pėr herė tė dytė, me 70 pėr qind  tė vlerės sė pėrcaktuar nė fillim, duke i shtuar kėsaj vlere edhe vlerėn e truallit, tė pėrcaktuar nga ekspertėt vlerėsues, si dhe 50 pėr qind tė vlerės sė inventarit ekonomik dhe tė mjeteve tė xhiros. Nėse edhe me kėtė vlerė nuk shitet, atėherė publikohet  me vlerė  kontabiliteti. Nėse nuk shitet as me  vlerėn sipas kontabilitetit, atėherė vendos Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

15. Pėr makineritė dhe pajisjet, qė nuk kanė mundur tė shiten me vlerat e pėrcaktuara nga ekspertėt vlerėsues, zbatohen procedurat e nxjerrjes jashtė pėrdorimit, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.

16. Tė ardhurat e realizuara nga likuidimi, si shitja e aseteve, arkėtimi i debitorėve, tė ardhurat nga qiraja apo edhe fitime tė tjera, shėrbejnė pėr shlyerjen e kreditorėve tė shoqėrisė nė likuidim, nė mėnyrė proporcionale, nė varėsi tė mjeteve monetare tė siguruara. Pėrjashtohen nga ky rregull detyrimet fiskale dhe ato sociale (paga dhe sigurime shoqėrore), tė cilat do tė shlyhen tėrėsisht. Pėr kėrkesat debitore, tė paarkėtueshme, si nė rastin, kur debitorėt nuk ekzistojnė, kur kėrkesat nuk janė tė dokumentuara apo ėshtė humbur procesi gjyqėsor etj., procedohet, duke i kaluar si shpenzime likuidimi.

17. Likuidatori nuk mund tė lidhė kontrata dhe as nuk mund tė shesė asete me mirėkuptim, pa autorizimin e Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

18. Nė publikimin pėr shitje tė pasurisė sė shoqėrisė nė likuidim pėrfshihen edhe objektet e dhėna me qira, pėrpara datės sė shpalljes sė shoqėrisė nė likuidim.

19. Llogaritė vjetore depozitohen nė formėn dhe nė afatet e parashikuara nė ligjin nr.9228, datė 29.4.2008 “Pėr kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”.

20. Anulohen tė gjitha miratimet e privatizimit tė aseteve tė pėrfshira nė kapitalin e shoqėrisė qė nuk kanė filluar procedurėn e pėrgatitjes sė dokumentacionit para datės sė shpalljes sė shoqėrisė nė likuidim me vendim gjyqi.

21. Ngarkohet Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės pėr zbatimin e kėtij vendimi.

22.  Udhėzimi  nr.548, datė 2.8.2007 “Pėr shoqėritė anonime nė likuidim e sipėr, me kapital tėrėsisht shtetėror” i  Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės shfuqizohet .

Ky udhėzim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

MINISTRI I EKONOMISĖ, TREGTISĖ DHE ENERGJETIKĖS

 GENC RULI