VENDIM

Nr.85, datė 17.2.2007

 

PĖR MIRATIMIN E PROCEDURAVE TĖ NOTIFIKIMIT TĖ KUADRIT LIGJOR TREGTAR, EKONOMIK DHE FINANCIAR, NĖ ORGANIZATĖN BOTĖRORE TĖ TREGTISĖ

 

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, me propozimin e Ministrit tė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Kėshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

Miratimin e procedurave tė notifikimit tė kuadrit ligjor tregtar, ekonomik dhe financiar nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė.

I. PĖRKUFIZIME:

Pėr qėllime tė zbatimit tė kėtij vendimi, me termat e mėposhtėm nėnkuptohen:

1. “Notifikim” - detyrimi i Organizatės Botėrore tė Tregtisė (mė poshtė OBT) pėr tė raportuar, informuar dhe depozituar nė organet pėrgjegjėse, pėr tė gjitha masat me efekt nė tregtinė e mallrave, shėrbimeve, nė pronėsinė intelektuale dhe prokurimin publik, tė marra nga vendet anėtare tė OBT-sė.

2. “Pikė referimi”- institucionet pėrgjegjėse pėr dhėnien e informacionit tė nevojshėm pėr kuadrin ligjor nė fuqi nė Republikėn e Shqipėrisė pėr tregtinė e mallrave, tė shėrbimeve, pėr pronėsinė intelektuale dhe prokurimin publik, si nė pėrgjigje tė kėrkesave tė vendeve anėtare tė OBT-sė.

3. “Masa kundėrbalancuese” - tarifat doganore shtesė, tė cilat zbatohen me hyrjen e mallit nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pėrveē tarifave doganore tė kombit mė tė favorizuar, pėr tė balancuar subvencionin e dhėnė gjatė prodhimit, fabrikimit ose eksportimit tė njė produkti, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė ose tėrthorazi.

4. “Masa mbrojtėse” - tarifat doganore shtesė qė zbatohen, pėrveē tarifave doganore tė kombit mė tė favorizuar, nė rastin kur vėllimi i mallrave tė importuara ėshtė mė i lartė se vėllimi normal i importit, i cili vlerėsohet dhe pėrcaktohet nė bazė tė tė dhėnave statistikore nė tri vitet e fundit, dhe qė shkakton ose kėrcėnon tė shkaktojė dėme nė industrinė vendase.

5. “Taksa doganore tė ndryshueshme”- taksat doganore, tė cilat ndryshojnė nė pėrputhje me kriteret e brendshme, duke synuar qė ēmimi i produktit nė tregun e brendshėm tė mbetet i pandryshuar, pavarėsisht luhatjes sė ēmimeve nė tregjet botėrore.

6. “Kutia jeshile” — subvencionet e brendshme, qė zbatohen nė bujqėsi, tė cilat nuk kanė efekt ose kanė efekt minimal shtrembėrues nė tregti ose efekt nė prodhim dhe janė tė pėrjashtuara nga detyrimi pėr reduktim.

II. DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

1. Ky vendim ka pėr qėllim pėrcaktimin dhe miratimin e procedurave tė notifikimit nė OBT tė tė gjitha akteve ligjore, tė dala pas anėtarėsimit tė Republikės sė Shqipėrisė nė kėtė organizatė mė 8 shtator 2000, si dhe tė ēdo ndryshimi tė tyre, tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave, rregulloreve dhe udhėzimeve, si dhe tė ēdo mase tjetėr, me efekt nė tregtinė e mallrave, tė shėrbimeve, nė pronėsinė intelektuale, prokurimin publik dhe aviacionin civil, pavarėsisht nga pėrputhshmėria ose jo me marrėveshjet e OBT-sė, si dhe tė ndryshimeve tė angazhimeve specifike qė Republika e Shqipėrisė ka marrė nė kuadėr tė anėtarėsimit nė kėtė organizatė.

2. Ministritė, institucionet e tjera, qendrore dhe tė varėsisė, janė tė detyruara tė zbatojnė detyrimet dhe procedurat specifike tė notifikimit pėr fushat e veēanta qė mbulojnė, dhe tė pėrfshira nė marrėveshjen e Marrakeshit, qė themeloi OBT-nė, tė parashtruara nė pjesėt III, IV, V, VI e VII tė kėtij vendimi, pėrfshirė edhe ndryshime apo shtesa tė detyrimeve procedurave, qė do tė jenė rezultat i raundeve tė negociatave shumėpalėshe, qė zhvillohen nga vendet anėtare tė OBT-sė.

3. Ngarkohen ministritė dhe institucionet e tjera qendrore, nė varėsi tė Kėshillit tė Ministrave, tė fillojnė kryerjen e notifikimeve, sipas fushave nė varėsi tė tyre, nė pėrputhje me detyrimet e pėrshkruara nė pjesėt III, IV, V, VI e VII tė kėtij vendimi, duke plotėsuar formatet standarde tė notifikimit, dhe t’i depozitojnė ato nė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė pėrputhje me afatet e pėrcaktuara.

4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės tė bashkėrendojė punėn dhe tė monitorojė pėrmbushjen e detyrimeve dhe tė procedurave tė notifikimit nė OBT, si dhe tė mbajė lidhjet me misionin e Republikės sė Shqipėrisė pranė Kombeve tė Bashkuara dhe me organizatat e tjera ndėrkombėtare me seli nė Gjenevė.

5. Ngarkohet misioni i Republikės sė Shqipėrisė pranė Kombeve tė Bashkuara dhe organizatat e tjera ndėrkombėtare me seli nė Gjenevė tė kryejė depozitimin e notifikimeve nė organet pėrkatėse tė OBT-sė dhe nė qendrėn e regjistrimit tė notifikimeve tė kėsaj organizate.

6. Kuadri ligjor, qė lidhet me tregtinė, duhet tė notifikohet nė njėrėn nga gjuhėt zyrtare tė OBT-sė, nė anglisht, frėngjisht ose spanjisht, nė formė elektronike dhe formė tė shkruar. Ngarkohen ministritė dhe institucionet e tjera qendrore tė paraqesin pranė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės (Drejtoria e Politikave Tregtare, sektori pėr marrėdhėniet me OBT-nė dhe integrimin ekonomik) tė gjithė dokumentacionin qė do tė notifikohet nė OBT.

7. Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės (Drejtoria e Politikave Tregtare, sektori pėr marrėdhėniet me OBT-nė dhe integrimin ekonomik) tė jetė pika e referimit tė kuadrit ligjor pėr tregtinė e mallrave e tė shėrbimeve dhe pronėsinė intelektuale.

8. Ngarkohen tė gjitha ministritė dhe institucionet qendrore, tė cilat janė tė detyruara tė kryejnė notifikimet sipas kėtij vendimi, tė caktojnė njė pikė kontakti dhe tė njoftojnė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės brenda 30 ditėve pas hyrjes nė fuqi tė kėtij vendimi. Kjo pikė kontakti do tė jetė pėrgjegjėse pėr bashkėrendimin e punės nė pėrmbushje tė detyrimeve tė notifikimeve, sipas fushave qė mbulon institucioni.

 

9. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave bėhen:

a) notifikimi i kuadrit ligjor pėr rregullat teknike, standardet, procedurat pėr vlerėsimin e konformitetit, tė cilat lidhen me zbatimin e marrėveshjes pėr barrierat teknike nė tregti, nė pėrputhje me rregullat, procedurat e pėrcaktuara dhe marrėveshjet e OBT-sė.

b) notifikimi i kuadrit ligjor pėr standardet, masat sanitare dhe fitosanitare, nė pėrputhje me marrėveshjet e OBT-sė.

III. DETYRIMET PĖR NOTIFIKIMIN E MASAVE, ME EFEKT NĖ TREGTINĖ E MALLRAVE

1. Nė zbatim tė neneve II “Skeduli i koncesioneve”, III “Trajtimi kombėtar dhe rregulloret pėr taksimin e brendshėm”, X “Publikimi dhe administrimi i rregullave tregtare”, XI “Eliminimi i pėrgjithshėm i kufizimeve sasiore”, XVI “Subvencionet”, XVIII “Asistenca e qeverisė pėr zhvillimin ekonomik”, XXIV “Aplikimet territoriale, zonat e tregtisė sė lirė dhe bashkimet doganore”, XXVIII “Modifikimi i skeduleve tė koncesioneve tarifore” tė marrėveshjes tė pėrgjithshme “Pėr tarifat dhe tregtinė”, GATT, 1994, institucionet e mėposhtme, duhet tė notifikojnė:

i) tarifat doganore detyruese ndaj OBT-sė dhe tarifat doganore tė kombit mė tė favorizuar tė ēdo viti fiskal. Notifikimi bėhet brenda datės 31 mars tė ēdo viti. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave.

ii) dhėnat e hollėsishme tė importit, tė ndara me shtete dhe me kode tarifore. Afati maksimal i notifikimit ėshtė data 30 shtator e ēdo viti pasardhės. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

iii) tarifat preferenciale, nė kuadėr tė sistemit tė pėrgjithshėm tė preferencave. Notifikimi i tyre tė kryhet pėrpara hyrjes nė fuqi tė sistemit tė tarifave preferenciale. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

iv) kuotat tarifore, mbitaksat dhe detyrime tė tjera, tė ndryshme nga tarifat doganore tė kombit mė tė favorizuar. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me marrjen e masave tė tilla. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave.

v) gjitha ligjet dhe rregulloret, qė lidhen me taksat qė zbatohen brenda vendit. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e ligjeve dhe tė rregulloreve. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Financave.

vi) taksat e eksporteve dhe taksat doganore tė ndryshueshme. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me marrjen e masave tė tilla. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave.

vii) subvencionet nė eksporte, pėrjashtimet nga taksat dhe financimet koncesionare pėr eksportet. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me marrjen e masave tė tilla. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

viii) zonat e lira, pėrfshirė edhe prodhimin qė rezulton nga pėrdorimi i lėndėve tė para, tė pėrjashtuara nga tarifat doganore, kur prodhimi ėshtė i destinuar pėr eksport. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e kuadrit ligjor pėr zonat e lira. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

ix) kontrollet pėr kursin e kėmbimit, qė lidhen me importet dhe eksportet. Notifikimi bėhet menjėherė, me marrjen e masave tė tilla. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Financave.

x) shkėmbimet tregtare mall me mall, tė miratuara nga organet shtetėrore. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me marrjen e masave tė tilla. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

xi) marrėveshjet e tregtisė sė lirė ose marrėveshjet pėr krijimin e bashkimeve doganore, si dhe pėrgjigjet pėr pyetje standarde, tė miratuara nga vendet anėtare. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me nėnshkrimin e tyre, por para hyrjes nė fuqi. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

xii) ndryshimet e angazhimeve tarifore, tė pėrfshira nė skedulin e koncesioneve tarifore, pjesė e protokollit tė anėtarėsimit tė Republikės sė Shqipėrisė nė OBT. Notifikimi tė kryhet tė paktėn 3 muaj pėrpara zbatimit. Institucioni pėrgjegjės ėshtė Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

2. Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, nė zbatim tė paragrafėve tė dytė dhe tė tretė tė nenit 18 “Rishikimi i zbatimit tė angazhimeve” tė marrėveshjes sė bujqėsisė duhet tė notifikojė:

i) tė gjitha llojet e subvencioneve, qė mbulohen nga kategoria e “Kutia jeshile”, tė tilla si:

a) shėrbime tė pėrgjithshme;

b) krijimi i rezervave, pėr qėllime tė sigurisė ushqimore;

c) ndihma ushqimore e brendshme;

ē) pagesat e drejtpėrdrejta pėr prodhuesit;

d) mbėshtetje pėr tė ardhurat e pėrgjysmuara;

dh) pjesėmarrja financiare e shtetit nė programet e sigurimit tė tė ardhurave dhe nė programet e sigurisė neto tė tė ardhurave;

e) pagesat (tė kryera qoftė drejtpėrdrejt, qoftė pėrmes njė pjesėmarrjeje financiare tė qeverisė nė programet e sigurimit tė prodhimeve) pėr ndihmė nė raste tė katastrofave natyrore;

e) ndihma pėr rregullime strukturore, tė dhėna nėpėrmjet programeve, qė lidhen me daljen nė pension;

f) ndihma pėr rregullime strukturore, tė dhėna nėpėrmjet programeve tė daljes nė pension, qė lidhen me heqjen e burimeve tė prodhimit;

g) ndihma pėr axhustime strukturore, tė dhėna pėrmes ndihmės pėr investime;

gj) pagesa, nė kuadėr tė programeve mjedisore;

h) pagesa nė kuadėr tė programeve tė ndihmės rajonale;

i) subvencione tė tjera.

ii) subvencionet e brendshme, tė cilat jepen nė pėrputhje me paragrafin e pestė tė nenit 6 tė marrėveshjes pėr bujqėsinė “Angazhimet pėr subvencionet e brendshme”, pagesat e drejtpėrdrejta, nė kuadėr tė programeve tė kufizimit tė prodhimit, tė tilla si:

a) pagesa, qė bazohen te sipėrfaqet fikse ose te rendimenti;

b) pagesa, nė nivelin 85 pėr qind ose mė pak tė nivelit bazė tė prodhimit;

c) pagesa pėr gjėnė e gjallė, qė bėhet nė bazė tė njė numri fiks krerėsh.

iii) subvencionet pėr produkte specifike, tė cilat nuk e kalojnė nivelin minimal prej 5% tė prodhimit bujqėsor pėr kėto produkte; ose

subvencione nė total pėr tė gjithė bujqėsinė, qė nuk e kalojnė nivelin minimal prej 5 % tė totalit tė prodhimit tė pėrgjithshėm bujqėsor, kur subvencioni jepet, nė pėrgjithėsi, pėr tė gjitha degėt e bujqėsisė.

iv) subvencionet, qė jepen pėr eksportimin e produkteve bujqėsore, si dhe subvencione tė tjera tė palejueshme, tė cilat u nėnshtrohen procedurave tė kompensimeve tregtare.

Pėr tė gjitha llojet e subvencioneve, notifikimi duhet tė kryhet brenda 90 ditėve tė para tė vitit, pėr tė cilin ėshtė dhėnė subvencioni.

3. Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė zbatim tė nenit 5 “Notifikimi dhe marrėveshjet transitore” tė marrėveshjes “Pėr masat, qė lidhen me investimet-TRIMS”, tė notifikojė, brenda 90 ditėve nga hyrja nė fuqi e marrėveshjes, tė gjitha masat, tė shprehura nė ligje, vendime apo akte administrative, qė lidhen me:

i) blerjen ose pėrdorimin nga njė shoqėri ose nga ndonjė burim i brendshėm, tė produkteve me origjinė shqiptare, tė ofruara qoftė edhe si njė produkt i veēantė, nė formėn e vėllimit apo vleftės sė tyre ose nė formėn e raportit tė vėllimit a tė vleftės sė prodhimit vendas;

ii) pėrdorimin ose blerjen nga shoqėritė tė produkteve tė importit, tė kufizuara nė vlerė ose vėllim, nė pėrqindje ose shifėr, tė prodhimit vendas tė eksportuar;

iii) kufizimet nė importimin e produkteve tė pėrdorura apo tė lidhura me prodhimin vendas, nė pėrgjithėsi ose nė njė masė, qė lidhet me vėllimin ose vlerėn e prodhimit tė brendshėm, qė eksportohet;

iv) importimin, nga njė ndėrmarrje, tė produkteve qė pėrdoren ose janė tė lidhura me prodhimin vendas, duke kufizuar shkėmbimin valutor, nė njė sasi, nė varėsi tė valutės sė futur nga kjo ndėrmarrje;

v) eksportimin ose shitjen pėr eksport tė produkteve tė njė ndėrmarrjeje, pavarėsisht nėse shprehet nė formėn e produktit tė veēantė, nė formėn e vėllimit apo vleftės sė produkteve, apo nė raport me vėllimin apo vleftėn e prodhimit tė saj tė brendshėm.

4. Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės nė zbatim tė nenit 6 “Transparenca” tė marrėveshjes “Pėr masat qė lidhen me investimet—TRIMS”, tė zbatojė detyrimin pėr notifikim dhe publikim tė tė gjithė kuadrit ligjor ekzistues, tė ndryshimeve tė tij, si dhe tė kuadrit tė ri tė hartuar, qė rrjedhin nga neni X i GATT-it, 1994. Raportimi bėhet sa herė qė njė akt ligjor/nėnligjor, qė lidhet me investimet, miratohet nga Kėshilli i Ministrave i Republikės sė Shqipėrisė.

5. Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė zbatim tė paragrafėve tė katėrt e tė pestė tė nenit 16 “Komiteti pėr praktikat antidumping” dhe tė nenit 18.5 “Dispozita pėrfundimtare” tė marrėveshjes pėr zbatimin e nenit VI tė marrėveshjes sė pėrgjithshme “Pėr tarifat dhe tregtinė, GATT, 1994” (Marrėveshja pėr masat antidumping), tė notifikojė:

 

i) masat antidumping, tė vendosura nė Republikėn e Shqipėrisė pėr produkte tė caktuara. Raportimi tė jetė periodik, 6-mujor. Pėr 6-mujorin e parė, raportimi bėhet brenda datės 30 qershor kurse pėr 6-mujorin e dytė bėhet brenda datės 31 dhjetor tė ēdo viti.

ii) kuadrin ligjor ekzistues dhe ndryshimet e tij, si dhe kuadrin e ri ligjor. Notifikimi tė kryhet menjėherė, pas miratimit tė kuadrit ligjor.

iii) autoritetin pėrgjegjės, qė ndėrmerr dhe ndjek hetimet pėr praktikat antidumping. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me ngritjen e kėtij autoriteti.

6. Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nė zbatim tė nenit 22 “Legjislacioni kombėtar” tė marrėveshjes pėr zbatimin e nenit VII tė marrėveshjes sė pėrgjithshme “Pėr tarifat dhe tregtinė, GATT, 1994” (Marrėveshja pėr vlerėsimin doganor), si dhe tė vendimeve, qė lidhen me interpretimin e marrėveshjes pėr vlerėsimin doganor, tė notifikojė:

i) gjitha ligjet, rregulloret dhe vendimet administrative ekzistuese, qė lidhen me zbatimin e marrėveshjes sė mėsipėrme, kuadrin ligjor nė fuqi, menjėherė, me miratimin e tyre.

ii) datėn e zbatimit, nė legjislacionin e brendshėm, tė vendimit tė OBT-sė “Pėr trajtimin e pagesave tė interesave, nė vlerėsimin doganor tė mallrave tė importuara”, nėse pranohet vendimi.

iii) datėn e zbatimit, nė legjislacionin e brendshėm, tė vendimit tė OBT-sė “Pėr pėrcaktimin e vlerės sė mjeteve transmetuese, bartėse tė programeve kompjuterike pėr pajisje pėrpunuese tė dhėnash”, nėse pranohet vendimi.

iv) pyetėsorin e miratuar nga OBT-ja, pėr ēėshtje tė vlerėsimit doganor.

7. Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nė zbatim tė nenit 5 “Notifikimi” tė marrėveshjes sė inspektimit para ngarkimit, tė notifikojė tekstin e ligjeve dhe tė rregulloreve, pėr shėrbimin e inspektimit para ngarkimit, menjėherė pas botimit tė tyre.

8. Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nė zbatim tė nenit 5 “Informimi dhe procedurat pėr modifikimin, prezantimin e rregullave tė reja tė origjinės” dhe tė aneksit II “Deklarata e pėrbashkėt pėr rregullat preferenciale tė origjinės” tė marrėveshjes pėr rregullat e origjinės, tė notifikojė:

i) rregullat ekzistuese tė origjinės, akteve nėnligjore tė Kėshillit tė Ministrave dhe rregullat administrative me zbatim tė pėrgjithshėm dhe qė lidhen me rregullat e origjinės, qė janė nė fuqi nė datėn e hyrjes nė fuqi tė marrėveshjes. Notifikimi tė kryhet brenda 90 ditėve pas hyrjes nė fuqi tė marrėveshjeve tė OBT-sė;

ii) aktet e reja ligjore, qė ndryshojnė rregullat ekzistuese tė origjinės apo pėrcaktojnė rregulla tė reja origjine. Notifikimi tė kryhet 60 ditė pėrpara hyrjes nė fuqi tė tyre.

iii) rregullat preferenciale tė origjinės, pėrfshi kėtu edhe marrėveshjet preferenciale pėr kėto rregulla, vendimet e Kėshillit tė Ministrave dhe rregullat administrative me zbatim tė pėrgjithshėm, qė lidhen me rregullat preferenciale tė origjinės, si dhe ēdo ndryshim i mėtejshėm tė tyre. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e rregullave preferenciale.

9. Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shėndetėsisė, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, nė zbatim tė neneve 1 “Dispozita tė pėrgjithshme”, 4 “Notifikimi”, 7 “Rishikimi” dhe 8 “Dispozita pėrfundimtare” tė marrėveshjes pėr licencimet e importeve, tė notifikojnė:

i) burimin, ku ėshtė botuar informacioni pėr procedurat e dhėnies sė licencave tė importit. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me marrjen e njė mase tė tillė.

ii) ndryshimet, qė u bėhen procedurave ekzistuese tė licencimit tė importeve. Notifikimi tė kryhet brenda 60 ditėve nga miratimi i tyre.

iii) plotėsimin e pyetėsorit pėr procedurat e licencimit tė importeve dhe procedurat e ngjashme administrative. Notifikimi kryhet brenda datės 30 shtator tė ēdo viti.

iv) kuadrin ligjor dhe tė gjitha vendimet administrative, qė lidhen me dhėnien e licencave tė importit, si dhe ēdo ndryshim tė kėtij kuadri ligjor. Notifikimi tė kryhet me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes sė licencimit tė importeve, si dhe nė ēastin e miratimit tė ndryshimeve.

10. Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė zbatim tė nenit XVI “Subvencionet”, tė GATT-it, 1994, tė neneve 25 “Notifikimet” dhe 36 “Dispozita tė tjera pėrfundimtare” tė marrėveshjes pėr subvencionet dhe masat kundėrbalancuese, tė notifikojė:

i) tė gjitha llojet e subvencioneve, qofshin kėto subvencione pėr produkte ose industri specifike apo subvencione tė drejtpėrdrejta ose jo. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me marrjen e kėtyre masave.

ii) autoritetin kombėtar pėrgjegjės, qė ndėrmerr dhe drejton procedurat e hetimit pėr masat kundėrbalancuese, si dhe procedurat e brendshme, qė rregullojnė nisjen dhe ndjekjen e hetimit. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me krijimin e kėtij autoriteti.

iii) gjithė kuadrin e plotė ligjor rregullator apo vendimet dhe procedurat administrative, qė lidhen me subvencionet dhe masat kundėrbalancuese ekzistuese, dhe ēdo ndryshim tė mėvonshėm tė kėtij kuadri ligjor apo tė ri. Notifikimi tė kryhet me hyrjen nė fuqi tė marrėveshjes sė OBT-sė, si dhe menjėherė me kryerjen e ēdo ndryshimi.

iv) vendosjen e masave, paraprake dhe pėrfundimtare, kundėrbalancuese, si dhe raportimin, nė periudha 6-mujore, pėr vendosjen ose jo tė masave kundėrbalancuese pėr periudhėn 6-mujore pararendėse. Notifikimi tė bėhet menjėherė, me vendosjen e masave, si dhe brenda muajve janar dhe korrik tė ēdo viti, pėr raportimin pėr periudhat 6-mujore.

11. Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė zbatim tė nenit XIX tė GATT-it, 1994 dhe tė neneve 11 “Ndalimi dhe eliminimi i disa masave” e 12 “Notifikimi dhe konsultimi” tė marrėveshjes pėr masat mbrojtese, tė notifikojė:

i) gjitha ligjet, rregullat dhe procedurat administrative ekzistuese, si dhe ndryshimet e kuadrit ligjor nė fuqi apo tė akteve tė dala nė zbatim tė tij. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e tyre.

ii) autoritetin kombėtar pėrgjegjės, qė ndėrmerr dhe drejton procedurat e hetimit pėr masat mbrojtėse, si dhe procedurat e brendshme, qė rregullojnė nisjen dhe ndjekjen e hetimit. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me krijimin e kėtij autoriteti.

iii) fillimin e njė procesi hetimi pėr dėme serioze ose kėrcėnime pėr shkaktimin e dėmeve serioze nė industrinė vendase. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me fillimin e procesit tė hetimit.

iv) vendosjen e masave, tė tilla si: kufizime sasiore, pėrfshi kėtu kufizimet vullnetare tė eksporteve, si dhe marrėveshjet e zakonshme tė marketingut, qė ndikojnė tek importet, zvogėlimi i flukseve tė eksportit, sistemet e monitorimit tė ēmimeve tė eksportit dhe tė importit, mbikėqyrja e eksporteve dhe e importeve, mbajtja e detyrueshme e karteleve pėr importet, skemat diskrecionare tė licencimit tė importeve dhe eksporteve, tė cilat shėrbejnė si masa mbrojtėse ndaj importeve.

12. Banka e Shqipėrisė dhe Ministria e Financave, nė zbatim tė neneve XII “Kufizime pėr tė mbrojtur bilancin e pagesave” dhe XVIII “Asistenca e qeverisė pėr zhvillimin ekonomik”, tė marrėveshjes sė GATT-it, 1994, dhe tė dokumentit “Mirėkuptim pėr dispozitat pėr bilancin e pagesave, tė marrėveshjes sė GATT-it, 1994”, tė notifikojnė masat kufizuese pėr importin e mallrave nė rastet e vėshtirėsive serioze nė bilancin e pagesave, tė tilla si: ulja e menjėhershme e rezervave monetare ose nė rastin kur ka rezerva tė pakta monetare. Notifikimi tė kryhet jo mė vonė sė 30 ditė pėrpara zbatimit tė masave tė marra.

13. Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė bazė tė nenit XVII “Ndėrmarrjet tregtare shtetėrore” tė marrėveshjes sė GATT-it, 1994, si dhe tė dokumentit “Mirėkuptim pėr interpretimin e nenit XVII tė marrėveshjes sė GATT-it, 1994”, tė notifikojė, tė paktėn njė herė nė dy vjet, ndėrmarrjet, shtetėrore ose joshtetėrore, tregtare, tė cilave u janė dhėnė privilegje ose tė drejta tė veēanta apo ekskluzive, si edhe ato tė dhėna me Kushtetutė apo ligj, tė cilat gjatė ushtrimit tė veprimtarisė tregtare ndikojnė, nėpėrmjet shitjes ose blerjes, nė nivelin ose drejtimin e importeve apo tė eksporteve. Gjithashtu, nė bazė tė paragrafit tė tridhjetė tė raportit tė anėtarėsimit tė Republikės sė Shqipėrisė nė OBT, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės duhet tė depozitojė nė OBT raporte vjetore pėr ecurinė e procesit tė privatizimit tė ndėrmarrjeve shtetėrore, deri nė pėrfundimin e tij.

IV. DETYRIMET PĖR NOTIFIKIM TĖ MASAVE, ME EFEKT NĖ TREGTINĖ E SHĖRBIMEVE

1. Institucionet pėrgjegjėse pėr tregtinė e shėrbimeve, nė zbatim tė neneve III “Transparenca”, V “Integrimi ekonomik”, V bis. “Marrėveshjet pėr integrimin e tregjeve tė punės”, VII “Njohja”, VIII “Ofruesit, monopol dhe ekskluziv, tė shėrbimeve”, XI “Pagesat dhe transfertat”, XII “Kufizime pėr tė mbrojtur bilancin e pagesave”, XV “Subvencionet”, XVI “Hyrja nė treg”, XVII “Trajtimi kombėtar”, XXI “Modifikimi i skeduleve”, tė marrėveshjes sė pėrgjithshme pėr tregtinė nė shėrbime (GATS) tė OBT-sė, si dhe tė skedulit tė angazhimeve tė veēanta nė shėrbime, tė notifikojnė, sipas formatit pėrkatės:

i) ligjet, rregulloret dhe udhėzuesit administrativ tė rinj apo ndryshimet e atyre ekzistuese nė fushat, ku Shqipėria ka marrė angazhime tė veēanta, tė pėrfshira nė skedulin e kėtyre angazhimeve, pjesė e protokollit tė anėtarėsimit nė OBT. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e ligjit, ose tė paktėn njė herė nė vit.

ii) marrėveshjet, dypalėshe ose rajonale, tė integrimit ekonomik. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me nėnshkrimin e marrėveshjes apo tė ndryshimeve tė marrėveshjes ekzistuese.

iii) marrėveshjet, dypalėshe ose rajonale, qė formojnė integrim tė plotė tė tregjeve tė punės. Notifikimi tė kryhet, menjėherė, me miratimin e marrėveshjes.

 

iv) masat pėr njohjen e njėanshme ose marrėveshjet pėr njohjen e ndėrsjellė tė diplomave apo tė kualifikimeve a tė kushteve pėr dhėnien e licencave pėr ushtrimin e veprimtarive. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me nėnshkrimin e marrėveshjes apo tė ndryshimeve tė marrėveshjeve ekzistuese.

v) operatorėt e shėrbimeve tė ēfarėdolloj fushe, qė veprojnė nė kushte monopol apo nė kushtet e ofruesit ekskluziv tė shėrbimit. Notifikimi tė kryhet tė paktėn 90 ditė pėrpara dhėnies tė sė drejtės sė monopolit ose tė sė drejtės ekskluzive.

vi) masat kufizuese, qė pengojnė realizimin e pagesave dhe tė transfertave ndėrkombėtare. Notifikimi tė kryhet jo mė vonė se 90 ditė pėrpara zbatimit tė masės.

vii) masat, qė merren pėr mbrojtjen e bilancit tė pagesave. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me adoptimin e tyre.

viii) subvencionet, qė jepen pėr sektorė apo operatorė tė ndryshėm shėrbimesh. Notifikimi tė kryhet jo mė vonė se 90 ditė pėrpara zbatimit tė masės.

ix) masat, qė krijojnė kufizime pėr hyrjen nė treg, tė tilla si: kufizime nė numrin e ofruesve tė shėrbimeve, nė vlerėn e pėrgjithshme tė rezultatit tė shoqėrive, nė numrin e operacioneve tė shėrbimeve, qė mund tė kryejė njė shoqėri, nė numrin e personave fizikė, tė huaj, qė mund tė punėsohen nė njė shoqėri, nė pjesėmarrjen nė kapital, nė llojin e formės sė shoqėrisė, si degė, filial apo zyrė pėrfaqėsie, si dhe kufizime, qė lidhen me domosdoshmėrinė e kryerjes sė testimit tė tregut pėr nevoja ekonomike. Notifikimi tė kryhet tė paktėn 90 ditė pėrpara zbatimit tė kėtyre masave.

x) masat diskriminuese nė trajtimin kombėtar. Notifikimi tė kryhet tė paktėn 90 ditė pėrpara zbatimit tė kėtyre masave.

xi) masat, qė lidhen me modifikimin apo tėrheqjen e angazhimeve tė marra ne skedulin e angazhimeve tė veēanta. Notifikimi tė kryhet tė paktėn 90 ditė pėrpara zbatimit tė kėtyre masave.

2. Institucionet pėrgjegjėse, qė duhet tė pėrmbushin detyrimet, qė rrjedhin nga pika 1 e pjesėn IV tė kėtij vendimi janė, si mė poshtė vijon:

i) Ministria e Financave, pėr shėrbimet e kontabilitetit dhe tė taksimit;

ii) Ministria e Drejtėsisė, pėr shėrbimet ligjore, tė avokatisė dhe noterisė;

iii) Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit pėr shėrbimet e ndėrtimit, shėrbimet profesionale tė inxhinierisė, arkitekturės, urbanistikės, shėrbimet mjedisore, qė lidhen me pastrimin dhe kanalizimet e ujėrave tė zeza, transportit rrugor, detar, ajror, hekurudhor dhe shėrbimet ndihmėse, qė lidhen me to, shėrbimet e mirėmbajtjes dhe tė riparimit tė pajisjeve tė transportit, si dhe shėrbimet postare. Pėr shėrbimet e telekomunikacionit institucion pėrgjegjės ėshtė dhe Enti Rregullator i Telekomunikacionit;

iv) Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pėr shėrbimet turistike, kulturore, argėtuese, sportive dhe shėrbimet audio-vizuale;

v) Ministria e Shėndetėsisė, pėr shėrbimet profesionale mjekėsore, stomatologjike, shėrbimet e ofruara nga infermierėt, mamitė, psikoterapistėt dhe personeli paramjekėsor, pėr shėrbimet spitalore dhe tė shitjes me shumicė e pakicė tė produkteve, mjekėsore dhe farmaceutike;

vi) Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, pėr shėrbimet veterinare, shėrbimet, qė lidhen me bujqėsinė, gjuetinė dhe pyjet, si dhe pėr legjislacionin, qė lidhet me shitblerjen e tokės;

vii) Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, pėr shėrbimet e biznesit, shėrbimet minerare, tė shpėrndarjes sė energjisė, tė shitjes me shumicė, pakicė dhe franchising, si dhe masat pėr modifikimin apo tėrheqjen e angazhimeve.

viii) Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pėr shėrbimet nė fushėn e arsimit, shėrbimet kėrkimore-shkencore dhe marrėveshjet pėr njohjen e kualifikimeve, tė diplomave dhe kėrkesave pėr licencim.

ix) Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, pėr lėvizjen e pėrkohshme tė personelit tė nevojshėm pėr menaxhimin dhe drejtimin e shoqėrive tė shėrbimeve, si menaxherėt e lartė dhe ekzekutivė, specialistėt, etj., qė janė tė domosdoshėm pėr pėrmbushjen e veprimtarive tė shėrbimeve, si dhe pėr marrėveshjet, dypalėshe ose rajonale, tė integrimit nė tregjet e punės;

x) Banka e Shqipėrisė, pėr shėrbimet, bankare dhe financiare, lėvizjen dhe kontrollet e flukseve tė kapitalit, si dhe masat qė lidhen me mbrojtjen e bilancit tė pagesave;

xi) Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare, pėr shėrbimet e sigurimit, tė risigurimit dhe pėr shėrbimet e letrave me vlerė dhe fondet e pensioneve;

xii) Ministria e Financave dhe Instituti i Ekspertėve Kontabėl, pėr profesionin e ekspertit kontabėl (auditimit).

 

V. DETYRIMET PĖR NOTIFIKIMIN E MASAVE TREGTARE, QĖ  LIDHEN ME MBROJTJEN E TĖ DREJTAVE TĖ PRONĖSISĖ INTELEKTUALE

1. Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Drejtoria e Pėrgjithshme e Markave dhe Patentave, Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Autoriteti i Konkurrencės dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, nė zbatim tė neneve 1 “Natyra dhe fusha e zbatimit tė detyrimeve”, 3 “Trajtimi kombėtar”, 4 “Trajtimi i kombit mė tė favorizuar”, 9 “Lidhja me Konventėn e Bernės”, 63 “Transparenca”  tė marrėveshjes sė TRIPS-it, tė notifikojnė:

i) gjitha ligjet, vendimet e Kėshillit tė Ministrave, rregulloret dhe vendimet administrative, dhe pėrditėsimin e tyre, qė lidhen me mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e tyre.

ii) pėrkufizimin ligjor tė rrethit tė personave, qė pėrfitojnė nga marrėveshja e TRIPS-it. Notifikimi tė kryhet, menjėherė, me pėrcaktimin e kėtij pėrkufizimi.

iii) dhėnien e trajtimit kombėtar, sipas kėrkesave tė nenit 6 tė konventės sė Bernės ose tė paragrafit 1 (b) tė nenit 16 tė konventės sė Romės. Notifikimi tė kryhet me dhėnien e trajtimit tė kombit mė tė favorizuar.

iv) gjitha marrėveshjet ndėrkombėtare, ku Shqipėria ėshtė palė, tė cilat pėrcaktojnė disa tipe pėrjashtimesh nga parimi i kombit mė tė favorizuar. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e kėtyre marrėveshjeve.

2. Institucionet pėrgjegjėse, qė duhet tė pėrmbushin detyrimet, qė rrjedhin nga pika 1 e pjesės V e kėtij vendimi janė:

i) Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, pėr tė drejtat e autorit dhe tė drejta tė tjera tė lidhura me to;

ii) Drejtoria e Markave dhe Patentave, pėr detyrimet, qė lidhen me pronėsinė industriale;

iii) Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, pėr detyrimet, qė lidhen me treguesit gjeografikė;

iv) Autoriteti i Konkurrencės, pėr kuadrin ligjor pėr konkurrencėn, kur ndryshimet lidhen me ēėshtje tė mbrojtjes tė sė drejtave tė pronėsisė intelektuale nga konkurrenca e pandershme;

v) Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave, pėr kodin doganor ose dispozitat zbatuese tė tij, kur kėto lidhen me mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė intelektuale nga mallrat pirate dhe tė falsifikuara.

VI. DETYRIMET PĖR NOTIFIKIMIN E MASAVE ME EFEKT NĖ FUSHĖN E PROKURIMIT PUBLIK

1. Agjencia e Prokurimit Publik, nė zbatim tė nenit XIX “Informimi dhe rishikimi nė lidhje me detyrimet e palėve” tė marrėveshjes sė prokurimit publik, tė notifikojė tė gjitha ligjet, rregulloret dhe procedurat administrative, qė rregullojnė veprimtarinė nė fushėn e prokurimeve publike. Notifikimi tė kryhet menjėherė, me miratimin e tyre.

2. Pėrveē kėsaj, kjo agjenci duhet tė pėrgatisė njė raport vjetor, pėr statistikat e shoqėrive, qė kanė fituar kontrata publike, sipas vendeve, vlerės sė kontratės, mallrave, shėrbimeve apo punimeve tė kryera etj., nė bazė tė njė pyetėsori, tė hartuar dhe tė miratuar nga vendet anėtare tė OBT-sė. Notifikimi i raportit tė kryhet njė herė nė vit pėr tė dhėnat statistikore tė vitit pararendės.

VII. DETYRIMET PĖR NOTIFIKIMIN E MASAVE, QĖ MBULOHEN NGA MARRĖVESHJA E OBT-SĖ PĖR AVIACIONIN CIVIL

1. Drejtoria e Pėrgjithshme Aviacionit Civil, nė zbatim tė nenit 9.4 “Legjislacioni kombėtar i marrėveshjes pėr aviacionin civil”, tė notifikojė tė gjitha ligjet, rregulloret dhe aktet administrative ekzistuese, qė lidhen me zbatimin e kėsaj marrėveshjeje, si dhe ēdo ndryshim dhe akt tė ri ligjor.

Notifikimi duhet tė bėhet menjėherė, me miratimin e tyre.

VIII. DISPOZITA TĖ FUNDIT

Ngarkohet Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės pėr ndjekjen dhe zbatimin e kėtij vendimi.

IX. HYRJA NĖ FUQI

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

Kryeministri

Sali Berisha