VENDIM

Nr.958, datė 6.5.2009

 

PĖR MIRATIMIN E KATEGORIVE TĖ LICENCAVE DHE TĖ PROCEDURAVE TĖ APLIKIMIT PĖR LICENCĖ, TĖ PERSONAVE, FIZIKĖ DHE JURIDIKĖ, QĖ USHTROJNĖ VEPRIMTARI NĖ SISTEMET E FURNIZIMIT ME UJĖ DHE TĖ LARGIMIT E PĖRPUNIMIT TĖ UJĖRAVE TĖ NDOTURA

 

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės, tė nenit 17 tė ligjit nr.8102, datė 28.3.1996 “Pėr kuadrin rregullator tė sektorit tė furnizimit me ujė dhe tė largimit e pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura”, tė ndryshuar, dhe tė ligjit nr.10081, datė 23.202009 “Pėr licencat, autorizimet dhe lejet nė Republikėn e Shqipėrisė”, me propozimin e Ministrit tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Kėshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

1. Miratimin e kategorive tė licencave pėr personat fizikė dhe juridikė, qė ushtrojnė apo do tė ushtrojnė veprimtari nė menaxhimin e sistemeve tė furnizimit me ujė dhe tė largimit e pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura si mė poshtė vijon:

a) Kategoria A pėr grumbullimin dhe shpėrndarjen e ujit pėr konsum publik;

b)  Kategoria B pėr pėrpunimin e ujit pėr konsum publik

c)  Kategoria C pėr largimin e ujėrave tė ndotura;

ē)  Kategoria D pėr pėrpunimin e ujėrave tė ndotura.

2. Personat fizikė apo juridikė, pėr t’u pajisur me licencė pėr ushtrimin e veprimtarisė nė sistemet e furnizimit me ujė dhe tė largimit e pėrpunimit tė ujėrave tė ndotura duhet tė dorėzojnė, pranė ERRU-sė, dokumentet e mėposhtme:

a) Kėrkesėn me shkrim pėr aplikim pėr licencė, sipas formės sė kėrkuar nga ERRU-ja;

b) Dokumentin e regjistrimit ligjor tė operatorit, si person fizik apo juridik, nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit;

c) Autorizimin nga pronari pėr drejtuesin ligjor, i cili jep tė drejtėn pėr tė kryer tė gjitha veprimtaritė pėr aplikimin dhe pėrdorimin e licencės pėrkatėse;

ē) Dokumentin e regjistrimit nė organet tatimore tė zonės administrative, ku kėrkohet tė kryhet shėrbimi;

d) Lejen higjieno-sanitare nga Inspektori Sanitar Shtetėror i zonės administrative, ku kėrkohet tė kryhet shėrbimi;

dh) CV-nė e drejtuesit ligjor dhe teknik;

e) Lejen e mjedisit, kur kėrkohet licencė pėr pėrpunimin e ujėrave tė ndotura;

ė) Dokumentet e kualifikimit tė drejtuesit teknik, si mė poshtė vijon:

i) Pėr sistemet e furnizimit me ujė dhe tė largimit tė ujėrave tė ndotura, drejtuesi teknik duhet tė ketė diplomė universitare, nė degėt inxhinieri hidroteknike, ndėrtim, inxhinieri elektrike, mekanike, mjedis apo disiplina tė ngjashme, si dhe njė pėrvojė pune mbi 5 vjet nė kėtė sektor;

ii) Nė rastet kur operatori do tė ushtrojė veprimtari pėr pėrpunimin e ujėrave pėr konsum publik apo pėr pėrpunimin e ujėrave tė ndotura, ai duhet tė ketė edhe njė drejtues teknik tė kualifikuar, me diplomė universitare nė degėt inxhinieri hidroteknike, tė mjedisit, inxhinieri elektrike a nė disiplina tė tjera, tė ngjashme;

f) Dėshminė e penalitetit pėr drejtuesin, ligjor dhe teknik;

g) Deklaratėn me shkrim tė drejtuesit ligjor dhe atij teknik, ku tė deklarojė me pėrgjegjėsi zbatimin e akteve ligjore dhe nėnligjore, tė nxjerra nga ERRU-ja, tė standardeve shqiptare pėr veprimin dhe mirėmbajtjen e sistemit e tė legjislacionit shqiptar nė fuqi.

Procesi i sigurimit tė dokumentacionit tė mėsipėrm nga ERRU-ja zgjat jo mė shumė se 30 (tridhjetė) ditė nga data e aplikimit pėr licencė nga subjekti pėrkatės.

3. Ngarkohet Komisioni Kombėtar i ERRU-sė pėr zbatimin e kėtij vendimi.

4. Vendimi nr.400, datė 19.8.1999 i Kėshillit tė Ministrave, shfuqizohet.

Ky vendim hyn nė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI

Sali Berisha